Presidenti Ilir Meta ka ironizuar qëndrimet e kryeministrit Edi Rama lidhur me çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE.
Në një postim në Facebook, Presidenti sjellë në vëmendje premtimin që bëri një ditë më parë, kur deklaroi se nëse Shqipëria do të hapë negociatat më 18 tetor, ai do të dekoroj Edi Ramën me “Urdhrin e Skënderbeut”.
“O Zot ç’më ka gjetur me këtë njeri! Unë dua t’i jap “Urdhrin e Skënderbeut”, ky kërkon vetëm “Urdhrin e Tao-Spiropalit”!”,- shkruan kreu i shtetit në Facebook, teksa ka postuar dhe një foto me kryeministrin Edi Rama.