Kultivimi i kanabisit ka njohur rritje këtë vit dhe ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë detaje alarmante në studion e “Opinion”. Berisha tha se SHISH është përfshirë në një skandal, ku raportin që ka përgatitur për drogën e mban të fshehur për Presidentin e Republikës dhe se i ka çuar një raport tjetër nga ai që ka paraqitur dhe që i ka dorëzuar Ramës.
Berisha: Duhet ta dini një të dhënë të tmerrshme, droga ka marrë një shpërndarje të frikshme këtë vit. Por, raporti që i shkon kryeministrit për drogën , SHISH ia fsheh Presidentit të Republikës. Shërbimi ka bërë raport të saktë, por SHISH i ka dërguar tjetër raport Presidentit dhe tjetër raport Ramës. Vetëm në fshatin e gjeneral Hashashit janë parcelat përreth dhe nuk i prek kush.