Berisha nxjerr detaje: Gjermanët kërkuan negociata, Rama refuzoi dy herë

E Enjte, 12 September 2019 22:13

Të paktën dy herë gjermanët kanë kërkuar negociata mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës. Detaje të këtyre tentativave ka treguar ish kryeministri Sali Berisha, në emisionin Opinion.

“Unë nuk di të ketë filluar asnjë negociatë tani. U bënë tentativa, dy herë. I ka refuzuar Edi Rama. Këto tentativa kanë ndodhur gjatë qershorit. Janë bërë nga gjermanët. Janë dy vetëm, jo një! Kjo është e njohur”, tha Berisha.

“Formula ishte të uleshin në tavolinë pa kushte”, theksoi më tej ai.

Por si largohet Edi Rama nga posti i kryeministrit? Sali Berisha e ka një mendim: “Unë mendoj se opozita e ka dhënë formulën, një qeveri kalimtare për të përgatitur zgjedhjet. Me disa detyra të caktuara dhe disa shqyrtime të tjera”.

Login to post comments