Berisha: Takohem me Metën. Presidenti tentoi që të shmangte monizmin, por Rama nxori Denarin

E Enjte, 12 September 2019 22:27

Ish kryeministri Sali Berisha komentoi në studion e “Opinion” veprimet e Presidentit të Republikës Ilir Meta për të rrëzuar 30 qershorin dhe dekretuar zgjedhjet të reja me pjesëmarrjen e të gjitha partive. Berisha tha se Meta tentoi që të shmangte monizmin, por Rama nxori Denar Bibën për të bërë rolin e Gjykatës Kushtetuese.

Berisha: Nuk gjykoj se Presidenti ka rakorduar me opozitën, por gjykoj se për presidentin dhe për çdo politikan të përgjegjshëm, kalimi nga demokraci në monizëm përbën problem të madh. Unë ua kam thënë në vitin 2007 kur Rama nuk donte të hynte në zgjedhje. Unë mendoja që mund ti shtyja edhe një vit zgjedhjet sepse mund të rrëshqisnim në monizëm. Në 2007 Presidenti luajti rol pozitiv, sepse ne i shkonim presidentit në takim, kurse Rama nuk shkoi në Presidencë tani. Presidenti e tentoi që të shmangnim monizmin. Rama i nxori Denar Bibën për të rrëzuar dekretin e Presidentit dhe e pamë raportin e  ODIHR-it mbi veprimin e Ramës.

Login to post comments