Ish-kryeministri i pyetur nëse Rama do të marrë negociatat dhe do të dekorohet me Urdhërin e Skënderbeut nga Presidenti Meta, duke ironizuar tha se i vetëm urdhër që Rama ka marrë është ai ‘Esat Toptani’ nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç për meritat e tij në bashkëpunimin për ndarjen e Kosovës.
Sa i përket vizitës së Edi Ramës në Berlin, Berisha tha se ka shkuar për një ekspozitë pikture dhe se i ka kërkuar takim kancelares Angela Merkel.
“Ka shkuar një ekspozitë pikture. Është e vërtetë do takohet. Ka kërkuar dhe i ka dhënë takim, normal. Meqë jam këtu pas zhgaravinave, i ka dhënë takim. Të jesh i sigurt për këtë. Edi Rama mori një dekoratë nga Aleksandër Vuçiç, urdhrin e Esat Toptanit. Ai mund të marrë dhe urdhrin e Zografit”, tha Berisha.
Ndërkohë që Berisha u shpreh i sigurtë që Rama nuk i merr dot negociatat me këtë performancë qeverisëse.’
I ngacmuar edhe njëherë nga gazetari Fevziu nëse do ti jepte një dekoratë me zemër Ramës nëse do ti jepnin hapjen e negociatave, Berisha tha se "po të isha në vend të Metës do i jepja një ngjalë, jo një dekoratë