Intervista e Presidentit të Republikës Ilir Meta në studion e “Çim Peka Live” nisi me komentet mbi aktualitetin dhe vizitën e kryeministrit Edi Ramës në Gjermani. Meta tha se është shpresëplote se kancelarja Merkel do të ketë ndikim pozitiv në integrimin e Shqipërisë, por do të jetë një vlerësim i vështirë për shkak të sjelljeve të politikës në këto muajt e fundit.
Peka: A është e vërtetë që është kërkuar nga Gjermania që ti jeni një zgjidhje 30 qershorit?
Meta: Unë nuk trysnohem nga askush as nga jashtë vendit e as brenda, përveçse nga serioziteti i pozicionit të Presidentit. Ndikohem nga detyrat që Shqipëria ka përpara ditës së caktimit për çeljen ose jo të negociatave. Bundestagu e ka bërë shumë të qartë qëndrimin e saj lidhur me kërkesat. Unë shpresoj që gjithë kërkesat janë realizuar.