Kryemadhi ngre dyshime mbi montazhet me fotot e Ramës me Angela Merkelin

Premte, 13 September 2019 20:54

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ftuar në studion e RTV Ora deklaroi se në takimin e kryeministrit Rama dhe kancelares Merkel ka pasur manipulim fotosh.

Monika Kryemadhi: Çdo ditë që më shumë Shqipëria largohet nga negociatat aq më shumë do të rritet distancimi, vuajtja, varfëria e shqiptarëve. Pra historia e negociatave është e lidhur ngushtë me ekonominë shtëpiake të çdo shqiptari. Hapja e negociatave do të thotë që shqiptarët do të kenë një shans apo mundësi për të jetuar më mirë. Do të kenë mundësi për të shkolluar fëmijët e tyre më mirë, do të kenë një shëndetësi më të mirë, do të kenë një sistem drejtësie të pavarur që do t'ju shërbejë për të luftuar kundër padrejtësive. Shpresoj që deri në datën 18 kur të jepet vendimi përfundimtar Shqipëria të marrë një raport pozitiv  sepse do të ishte një shpresë dhe një dritë jeshile për shqiptarët. 

Zyra e kryeministrit është një zyrë propagande që funksionon për evidentimin e pamjes artistike të kryeministrit. 

Beti Njuma: Ne nuk e dimë dhe nuk është bërë publike ajo që ka diskutuar Rama në takimin me Merkel. 

Monika Kryemadhi: Unë nuk di nëse në të vërtetë ambasadori shqiptar është nxjerrë në atë takim. 

Beti Njuma: Por në një foto të nxjerrë nga zonja Merkel, publikuar vetë nga zyra e saj ku Rama i dhuron një libër pikturash. 

Monika Kryemadhi: Dhe nga zyra e kryeministrit është shpërndarë një foto ku Rama me kancelaren Merkel përshëndesin publikun me dorën ngritur. Në fakt nga zyra e kryeministrit shpërndahet një foto me xhaketë të kuqe të kancelares dhe ndërkohë nga zyra e kancelares shpërndahet një foto me xhaketën blu kancelarja.

Beti Njuma: Mendoni se është bërë një manipulim fotosh ng ana e stafit të kryeministrit?

Monika Kryemadhi: Sigurisht, as nuk kam pikën e dyshimit. Nuk është ky problemi a do t'i sjelli kjo bukë shqiptarëve. 

Beti Njuma: Pse duhet ta ketë të nevojshme kryeministri që të manipulojë një takim?

Monika Kryemdhi: Sepse unë mendoj që kryeministri mendon që ne duhet të merremi sot me takimin e dështuar apo të suksesshëm të kryeministrit me kancelaren dhe të mos merremi me 400 milion eurot që u vodhën dje në parlamentin shqiptar. 400 milion euro janë para që vidhen drejtpërdrejtë nga xhepi i shqiptarëve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...