Meta: Nëse Venecia thotë që kam shkelur Kushtetutën do jap dorëheqjen

Premte, 13 September 2019 21:58

Ilir Meta thotë se mazhoranca nuk i ka votat që i duhen për të shkarkuar Presidentin e Republikës.

I pyetur nga gazetari Çim Peka, nëse Komisioni i Venecias thotë se Presidenti ka shkelur Kushtetutën, si do të vepronte ai, Meta tha se mazhoranca nuk i ka votat për shkarkimin e tij.

"-E para, mazhoranca nuk i ka votat për shkarkimin e presidencës.

-E dyta, duhet parë dhe vetë legjitimiteti i Parlamentit

Unë e mirëpres faktin që këta kanë sjell Komisionin e Venecias, por më shumë kam bindjen time se nuk e kam shkelur Kushtetuën", tha Meta.

Më herët, presidenti duartrokiti faktin që mazhoranca ka thirrur Komisionin e Venecias për të shqyrtuar veprimet e tij, por theksoi se ai nuk e ka shkelur në asnjë moment Kushtetutën.

"Edhe Komisionin e Venecias shumë mirë që e kanë sjell. Edhe një duartrokitie për këtë.

Unë duartrokas se e di ca veprimesh kam bërë, jam transparent, shumë mirë kanë bërë që e kanë ftuar.

Zero shkelje e Kushtetutës nga presidenti i Repoblikës. Unë kam konfirmuar me dëshirën time që të marrë pjesë në Komisionin e Venecias. Nëse Venecia thotë se e kam shkelur Kushtetutë, në këtë pikë, unë jap dorëheqjen. Kam dhënë dorëheqje edhe herë të tjera nga poste të rëndësishme", shtoi Ilir Meta.

Modifikuar më Premte, 13 September 2019 23:36
Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...