Meta: Rama ka sabotuar Reformën në Drejtësi që prej vitit 2017

Premte, 13 September 2019 22:07

Presidenti Ilir Meta i ftuar në ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv ka akuzuar kryeministrin Rama se ka sabotuar qëllimisht Reformën për Drejtësi.

‘Ne jemi pa gjykatë kushtetuese sepse Edi Rama në vitin 2017 ka sabotuar krijimin dhe funksionim e Komisionit të Emërimeve në Drejtësi, që bën rankimin e gjyqtarëve për Gjykatë Kushtetuese dhe për Inspektorin e Drejtësisë.

Në vitin 2017 Ramës nuk i pëlqyen emrat dhe vendosi të bllokojë. Në vitin 2018, unë isha president, organizova shortin, ftova ambasadoren e BE-së, Euraliusin, duke respektuar Kushtetutën edhe duke diskutuar që të ftojmë të gjithë institucionet, të unifikojmë qëndrime.

Ramë dakord, por një ditë para Euraliusi me një letër njoftoi se nuk mund të vijnë në takim, pasi kishin vendim politik. Unë njoftova kuvendin dhe kuvendi e hodhi shortin. Sërish nuk u pëlqyen emrat, nuk e lejuan dhe e shtynë. Flet për reforma në drejtësi e merr në gojë të gjithë miletin dhe prap nuk erdhën.

Nuk erdhën sepse po ti pëlqenin emrat kryeministrit, shorti del ok, nëse nuk i pëlqejnë, atëherë nuk është i rregullt.

Unë nuk kam shkelur asnjë afat kushtetues, ata kanë shkelur çdo lloj afat kushtetues për drejtësinë e re.’

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...