Presidenti Meta: Në politikë do vazhdoj me të gjitha mjetet

Premte, 13 September 2019 22:17

Presidenti Ilir Meta thotë se mazhoranca nuk i ka votat që i duhen për të shkarkuar Presidentin e Republikës.

I pyetur nga gazetari Çim Peka, nëse Komisioni i Venecias thotë se Presidenti ka shkelur Kushtetutën, si do të vepronte ai, Meta tha se mazhoranca nuk i ka votat për shkarkimin e tij. Insistimit se çfarë do të bëjë kreu i shtetit nëse Venecia thotë se ka shkelur kushtetutën, Meta u përgjigje se “do të japë dorëheqjen“.

Kreu i shtetit shtoi se në politikë do të vijojë me të gjitha mjetet edhe nëse ikën nga Presidenca. “Në politikë do vazhdoj me të gjitha mjetet, të përfaqësoj njerëzit që kanë besim tek unë”,- tha Presidenti Meta.

E para, mazhoranca nuk i ka votat për shkarkimin e presidencës. E dyta, duhet parë dhe vetë legjitimiteti i Parlamentit Unë e mirëpres faktin që këta kanë sjell Komisionin e Venecias, por më shumë kam bindjen time se nuk e kam shkelur Kushtetuën”, tha Meta.

Më herët, presidenti duartrokiti faktin që mazhoranca ka thirrur Komisionin e Venecias për të shqyrtuar veprimet e tij, por theksoi se ai nuk e ka shkelur në asnjë moment Kushtetutën. “Edhe Komisionin e Venecias shumë mirë që e kanë sjell. Edhe një duartrokitie për këtë.  Unë duartrokas se e di ca veprimesh kam bërë, jam transparent, shumë mirë kanë bërë që e kanë ftuar. Zero shkelje e Kushtetutës nga presidenti i Repoblikës. Unë kam konfirmuar me dëshirën time që të marrë pjesë në Komisionin e Venecias“, shtoi Ilir Meta.

Modifikuar më Saturday, 14 September 2019 11:33
Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...