Kreu i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar në Facebook lidhur me gjendjen aktuale politiko-sociale në Shqipëri, duke vendosur theksin te ilaçi i shërimit të kësaj situate.
Ai i refrohet heroit italian të luftës kundër mafies, Paolo Borsellino, duke e perifrazuar një shprehje të tij, ku thekson se ‘lapsi është më i fortë se çdo armë, më i rrezikshëm se një revole dhe më e mprehtë se një thikë’.
Postimi i plotë i Petrit Vasilit.
Shërimin e vetëm për Shqipërinë na e tregon Borsellino!
Paolo Borsellino një hero i vërtetë i luftës kundër mafies, krimit dhe trafikantëve thotë:
"Revolucioni zhvillohet në sheshe me njerëzit, por ndryshimi ndodh brenda kabinës së votimit me laps në dorë. Ai laps është më i fortë se çdo armë, më i rrezikshëm se një revole dhe më e mprehtë se një thikë ”.
Për këtë laps, që është më e forta armë, ka nevojë ulëritëse Shqipëria që ndodhet në një komë politike, sociale dhe ekonomike dhe ku antishteti sundon kundër qytetarëve.