‘Raste të tilla ndodhin kudo, jo vetëm në Shqipëri”. Me të njëjtën strategji këta rilindësit shpjegojnë çdo dështim dhe tragjedi që i ndodh vendit. Sipas tyre kështu ndodh edhe në vende të tjera dhe ne nuk duhet të shqetësohemi.
Në të njëjtën vazhdë ka vijuar sot ministrja e Ramës për Arsimin, Besa Shahini, e cila shpopullimin e Shqipërisë dhe uljen drastike të numrit të nxënësve në shkolla e ka argumentuar me një deklaratë të vetme, e cila për hir të së vërtetës na është bërë e neveritshme: “Kështu ndodh edhe në vende të tjera.
Por në fund të konferencës për mediat, në mënyrë të pandërgjegjshme Shahini na e nxori edhe të vërtetën. “Më falni se jam edhe me virozë”, tha ajo.
Znj. Shahini ka plotësisht të drejtë. Çfarë faji ka ajo për ‘mufkat’ që na thotë në televizion. Ajo është me virozë, e ka kapur virusi “Rama”.
Ajo del dhe na thotë broçkulla, thjesht për propagandë, tamam si virusi “Rama”. Për të nuk ka rëndësi se si shqiptarët po ikin çdo ditë dhe shkollat po ngelen bosh pasi ajo është e prekur nga virusi “Rama”. Sipas Shahini ne nuk duhet të shqetësohemi se vendi po na ngel pa të ardhme, çtë bëj e shkreta, atë e ka prekur virusi “Rama”.
Që ne të shpëtojmë prej ministrave si Besa Shahini ka vetëm një gjë për të bërë. Të asgjësojmë virusin “Rama”. Vetëm kështu e shpëtojmë Shqipërinë nga asgjësimi. 55news.al