“Shqipëria ndodhet para një tragjedie të re izolimi, shkak për këtë është Rama dhe Rilindja”

Tuesday, 17 September 2019 11:56

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili njëherësh ish-ministër i Shëndetësisë, thotë se Shqipëria ndodhet përpara një tragjedie të re të izolimit. Në një dalje për mediat nga selia e LSI, Vasili tha se shkak i këtij izolimi është Edi Rama dhe Rilindja.

Deklarata e plotë

Të nderuar qytetarë,

Shqipëria është në një moment të një krize politike, kushtetuese, dhe të përfaqësimit më të rëndën me të cilën ajo është përballur ndonjëherë.

Kjo krizë nuk mund të kapërcehet në asnjë rastë e asnjë mënyrë me mashtrime, me demagogji dhe me hipokrizinë e radhës.

Shqipëria është përballur me demagogjinë dhe shtetin e propagandës për 45 vjet me radhë para viteve 90 dhe fundi ishte një tragjedi e cila katandisi shqiptarët në kufijtë e mbijetesës edhe biologjike, pasi mezi ushqeheshin me tollon, si dhe të merrnin arratinë nga Shqipëria drejt një bote të panjohur me vështirësi të shumta.

Shkaku kryesor i kësaj tragjedie 45 vjeçare ishte izolimi.

Edi Rama dhe Rilindja e kanë vënë popullin shqiptar përballë dy skenarëve, 1) Plaçkitja ekonomike në njërën anë, dhe 2) Izolimi ndërkombëtar nga ana tjetër, si pjesë të projektit për shpërbërjen kombëtare të vendit, shpopullimin e shqipërisë nga shqiptarët, dhe shkatërrimit të identitetit kombëtar me qëllim shndërrimin e një Shqipërie pa shqiptarë.

Integrimi Europian sot ndodhet në një moment kyç, atë të marrjes së një vendimi lidhur me çeljen e negociatave për anëtarësim.

Ky moment është kritik duke marrë në konsideratë brënda dhe jashtë Shqipërisë, sepse mosmarrja e një vendimi pozitiv për vendin tonë, do të ishte një lajm shumë i keq për shqiptarët dhe për të ardhmen e tyre jo vetëm politike por edhe ekonomike e shoqërore.

Qeveria në vend të reflektimit politik, urgjent, të thellë dhe të përgjegjshëm, ka zgjedhur të vazhdojë rrugën e propagandës dhe të përsërisi të njëjtin refren të gjoja marrjes së një vendimi me kushte, apo të një PO-je me kushte, apo të një miratimi me kushte.

Të nderuar qytetarë,

Bashkimi Europian është shumë i qartë në procedurat e tij,

Po u sjell në vëmendje disa shembuj:

Për Shqipërinë, Vendimi për liberalizimin e vizave u mor në 8 nëntor 2010 dhe po aty përcaktohej që efektet e këtij vendimi do fillonin nga 15 dhjetori i 2010. Ky vendim u mor pasi Shqipëria plotësoi paraprakisht mijëra çështje ku ishim mbi 30 të tilla dhe kur ato u plotësuan, vendimi ishte i qartë siç e cituam më sipër.

Vijojmë te negociatat duke marrë në analizë vendet e rajonit,

Kroacia e cila në vitin 2003 aplikoi për anëtarësim dhe e mori statusin "shtet kandidat" në vitin 2004, duke i përfunduar negociatat e anëtarësimit të cilat i filloi së bashku me Turqinë në vitin 2005, u bë shteti i 28-të anëtar i BE-së më 1 korrik 2013.

Mali i Zi në vitin 2008 aplikoi për anëtarësim në BE dhe në vitin 2010 e mori statusin "shtet kandidat". Në vitin 2012 i filloi negociatat e anëtarësimit, deri më tani ka hapur 22 kapituj, ndërsa ka mbyllur 2 kapituj nga gjithsej 35.

Serbia e cila në vitin 2009 aplikoi për anëtarësim në BE, në vitin 2012 mori statusin "shtet kandidat". Rolin kyç në marrjen e statusit shtet kandidat të Serbisë e luajtën negociatat Beograd-Prishtinë të ndërmjetësuar nga ana e BE-së. Serbia e cila negociatat e anëtarësimit i filloi zyrtarisht në vitin 2014, dy kapitujt e parë në negociata i hapi në muajin dhjetor të vitit të kaluar.

Shqipëria nga ana tjetër, ka përgjigje pozitive nga KE 4 herë për çeljen e negociatave, por ende asnjë datë për çeljen e negociatave me BE pavarsisht se qeveria në mënyrë hipokrite, të padrejtë, demagogjike, ne mënyrën më të keqe të mundëshme i ka gënjyer shqiptarët dhe ju e keni parë duke hapur shampanja, duke dekoruar ambasadorë dhe duke thelluar gjithmonë e më shumë izolimin e shqipërisë në vend të hapjes së tij dhe në vend të kësaj shqiptarët dhe këtë rradhë sigurisht që janë shumë të përqëndruar dhe presin me padurim që të kenë një lajm pozitiv por kurrsesi nuk mund të pranojnë as në shqip dhe as në anglisht të rishohin filmin e rradhës, të ridëgjojnë demagogjinë e rradhës, të rishfaqët nëpër horizontet mediatike dhe politike hipokrizia e rradhës e asaj të ashtuquajturës “Po” me kushte që do të thotë mos hapja e negociatave.

Kemi nevojë të gjithë shqiptarët, politika dhe njerëzit e thjeshtë për një proces të vërtetë, ai proces të cilin e kanë kaluar të gjitha vendet dhe ku të gjitha lojëra më procesin e Integrimit Europian sigurisht që janë një dëm i pallogaritshëm i shqipërisë në momentin të krizës më të rëndë me të cilën është përballur ajo ndonjëherë ku kryekriza është kriza e përfaqësimit politik, pra humbja e të drejtës së qytetarëve për tu shprehur me votën e lirë dhe të ndershme ku dhe zgjidhja e kësaj krize do të vijë vetëm nga vota e lirë dhe e ndershme.

Login to post comments