Ç ‘farë mesazhi dha në Tiranë Presidenti i Këshillit të Europës, Donald Tusk? A ndezi ai ndonjë sinjal pozitiv për hapjen e negociatave në 18 tetor? A hodhi ai ndopak dritë mbi ankthin nëse maqedonia na lë pas në rrugën e Integrimit? Po të shohësh pasqyrimin e udhëtimit të tij në Tiranë përmes mediave zyrtare e gjitha duket rozë dhe fare pranë arritjes së objektivit. Por po të shohësh nga një këndvështrim tjetër dhe të përpiqesh të dekriptosh sinjalet e gjuhës diplomatike, situata ngjan pak më ndryshe. Pikërisht këtë ka bërë Lapsi.al duke krahasuar mesazhet që Tusk dha për Shqipërinë dhe Maqedoninë që e vizitoi në të njëjtën ditë. Ne pamë ato që ai ka shkruar me dorën e vet në llogarinë personate në Twiteer.
Pasi takoi kryeministrin Zaev Presidenti i Këshillit të Europës shkroi: “Shkupi është vendi më i mirë i mundshëm ku do të dëshiroja t’u bëj thirrje udhëheqësve të Bashkimit Evropian: Tani ju bëni pjesën tuaj. Sepse Maqedonia e Veriut tashmë ka bërë pjesën e saj”. Pra mesazhi ëshë i prerë dhe i qartë Maqedonia i ka bërë detyrat, tani kryetarët e shteteve të BE duhet të marrin përgjegjësi.
Ndërsa në rastin e Shqipërisë, pas takimit me kryeministrin me atelete , tonet e Presidentit të Këshillit të Europës nuk janë aq të prear dhe pa ekuivoke. Ai nuk i thotë liderve europianë: “bëni detyrën tuaj” si në rastin e Maqedonisë së Veriut. Ai thjeshtë shqipton një formulë politese të stërthënë prej vitesh se hyrja e Shqipërisë në BE është në interesin më të mirë të të gjithë Evropës:”Sepse Evropa nuk do të jetë e qendrueshme dhe e sigurtë pa integrimin e të gjithë Ballkanit në BE. Bëhet fjalë për të ardhmen tonë të përbashkët”.
Vetëm duke dekriptuar këto nuanca të gjuhës diplomatike, gjë që nuk e bëjnë mediat e regjimit, mund të arrish të kuptosh se kush është më i avantazhuar në garën e 18 tetorit.