Gafat e ministres/ Besa Shahini e thotë hapur: Asnjë investim në fshat

Tuesday, 17 September 2019 21:43

“Pashë në rrjetet sociale edhe fotografi të disa shkollave, të amortizuara, në zona të thella rurale, si shembuj të mungesës së investimeve në shkolla. Dua të theksoj, se ato shkolla, kanë nga 15, 10, apo 7 nxënës në total, një rënie të vazhdueshme të nxënësve dhe do të ishte papërgjegjësi shumë e madhe financiare nga ana jonë, që të investojmë në shkolla që së shpejti nuk do të kenë asnjë nxënës“, u shpreh Shahini, mjaft e sigurtë në atë që po lexonte, pavarësisht virozës së stinës, që ia vështirësonte komunikimin.

Kështu deklaroi prerë ministrja e arsimit Besa Shahini, ndërsa qindra nxënës dhe fëmijë ju duhet të përballen me kushte të mjerushme në klasat ku zhvillojnë mësim. Shkolla të rrënuara, që rrezikojnë cdo ditë shëndetin dhe jetën nxënësve. Është ky realiteti larg kryeqytetit dhe propagandës për ndërtimin e shkollave të reja dhe rikonstruktuara.

Shahini nuk u mjaftua me kaq. Ajo hodhi poshtë deklaratat e eprorit të saj kryeministrit Rama, përsa i përket numrit të shkollave të rikonstruktuara. Sipas ministres janë 300 shkolla të rindërtuara dhe jo   200 sic u shpreh kreu i qeverisë.

Shifrat e publikuara nga INSTAT tregojnë se rënia e numrit të nxënësve janë larmante. Por këto  të dhëna Shahini i quajti të pasakta, ndërsa tha se ishin vetëm  10,000 nxënës më pak se vitin që shkoi, e jo 100,000 më pak siç pasqyrohet në raportet e INSTAT.

Deklarata e parë e ministers Shahini pas fillimit të shkollës u duk si një akt për mbuluar gjithë problematikat e evidentuara ditët e fundit. Një ndër to padyshim ishte dhe dështimi i reformës për libra falas, ndërkohë që cmimet e teksteve shkollore ishin të pajustifikueshme.

Login to post comments