“Na duhet një drejtim i ri, një ndryshim. Na duhet shteti. Një plan i ri, një vizion se si vendi të dalë nga kjo gjendje kolapsi”. Kështu deklaroi lideri i PD-së Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në Kongresin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë.
Ai tha se tashmë PD ka gati planin e ri qeverisës se si vendi të dalë nga gjendja e kolapsit sipas tij.
“Fëmijët tanë pavarësisht nga mosha e shohin dhe ikjen e shpresës dhe të mundësive dhe kanë si aspiratë largimin nga vendi. Vendi ka mbetur me marshin indietro. Shkaqet e gjithë kësaj janë një kulturë korrupsioni që karakterizon jetën e shqiptarëve, nga politika, biznesi dhe shëndetësia. Na duhet një drejtim i ri, një ndryshim, dhe na duhet shteti. Një plan i ri, një vizion se si vendi të dalë nga kjo gjendje kolapsi. Opozita e bashkuar, PD, e ka vizionin për një Shqipëri europiane. Së bashku e ekspertët tanë ndërkombëtare, ne po bëjmë gati shpalosjen e këtij plani në konsultim të plotë me të gjithë faktorët, siç është dhe partneri i parë; Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë”, tha Basha.
I pranishën në Kongresin e 7-të të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh se brenda 6 muajve të parë të qeverisjespaga minimale do të shkojë në 300 euro dhe deri në fund të mandatit, paga minimale rritet në400 euro.
“Askush prej jush këtu dhe mijëra punëmarrës nuk duhet të ketë asnjë dyshim PD është një parti me besim te te ekonomia sociale e tregut, te arsimimi e shëndeti, ndaj dua që sot ta them qartë përkushtimin tonë të parë , deklaroj para kësaj asambleje vendimin e PD për të kaluar brenda 6 muajorit të parë masën e pagës minimale 300 euro dhe brenda 4 viteve të para në 400 euro për t’i shërbyer dinjitetit të punëmarrësve pa të cilët nuk ka mirëqenie.
Vetëm në 6 muajt e fundit media ka raportuar 25 familjarë që kanë humbur jetën nga aksidentetet në punë, numri i përgjejgësve zero, masa të marra zero. Babëzia shpërfillja e zhvesh njeriu nga vlerat më njerëzore. Numri i aksidenteve në punë është më i lartë se sa raportohen në media. Problemi kryesor i mungesës së kushteve, problemi i pandëshkueshmërisë, i mosinvestimit në kushtet e sigurisë është korrupsioni. Skema e përfitimit të përbashkët, nuk ka shembull më tragjik se kjo se humbja e jetës së 25 familjarëve në vetëm 6 muaj.” u shpreh Basha.