Kryedemokrati Lulzim Basha ka premtuar se sapo të vijë në qeveri, në 4 vitet e para të qeverisjes se PD paga minimale për të gjithë punëtorët do të bëhet 400 euro në muaj.
“Deklaroj para kësaj asambleje vendimin e PD për të kaluar brenda gjashtë mujorit të parë të qeverisjes masën e rrogës minimale në nivelin e 300 eurove dhe brenda 4 viteve 400 euro. Si një mase e domosdoshme për punëmarrësit, pa të cilët nuk mund të ketë treg të lirë dhe mirëqenie”, tha Basha.
Ai shtoi gjithashtu se “do t’i japim fund koncesioneve korruptive dhe cdo qindarke qe shkon per oligarket dhe pushtetaret, do ta cojme per rritjen e pagave, pensioneve dhe per te investuar per te ardhmen e femijeve tane.