Një mision së shpejti në Shqipëri? Meta në Strasburg me zyrtarin e KiE-s: Demokracia në radhë të parë është vendore

E mërkurë, 18 September 2019 13:27

Presidenti i Republikës Ilir Meta ndodhet në Strasburg ku po zhvillon takime me drejtues të Kongresit të Autoriteteve Vendore, që njihet edhe si një nga organizatat më të mëdha për vëzhgimin e zgjedhjeve.

Sot ai është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, z.Andreas Kiefer me të cilin janë dakordësuar për domosdoshmërinë e një misioni të Kongresit në Shqipëri në një kohë sa më të afërt. Situata në vend ka qenë në fokus në diskutimeve me zyrtarin e KiE-s.

“Takim konstruktiv në Strasburg me Sekretarin e Përgjithshëm të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, z.Andreas Kiefer. Shkëmbyem mendime të vlefshme për mbështetjen që Kongresi mund të japë në kapërcimin e krizës së qeverisjes vendore në Shqipëri pas 30 qershorit, në përmbushjen e standardeve demokratike që vendet anëtare të këtij institucioni, sikundër është vendi ynë, janë të obliguar të respektojnë dhe për ndërmarrjen e hapave konkretë nga ana e Kongresit në këto drejtime. U dakordësuam për domosdoshmërinë e një misioni të Kongresit në Shqipëri në një kohë sa më të afërt. Demokracia në radhë të parë është vendore”, shkruan Meta.

Meta Fb
 
Login to post comments