Zotimi për pagën minimale 300 Euro, Bozdo: Platforma ekonomike e PD, armë e fortë për të fituar zgjedhjet

E mërkurë, 18 September 2019 13:38

Pasi kryetari i opozitës Lulzim Basha bëri publik sot një zotim të madh të Partisë Demokratike, rritjen e pagës minimale në 300 euro në gjashtë muajt e parë të qeverisjes dhe në 400 euro brenda mandatit të parë qeverisës së PD-së, anëtari i Kryesisë së PD, Enno Bozdo ka treguar arsyen e këtij zotimi kaq konkret dhe që zgjoi të vëmendje të madhe tek qytetarët.

Në SYRI TV,  Bozdo shpjegoi se platforma ekonomike është e rëndësishme për të tërë, qytetarët, biznesmenët, ata që duan të investojnë... Na është kërkuar prej kohësh jo vetëm nga strukturat tona, por edhe nga qytetarët, që PD të jetë më e detajuar, më e shkoqitur dhe të mos japë vetëm kornizat makro të platformës, por të hyjë në detaje dhe të bëjë propozimet përkatëse dhe zgjidhjet përkatëse.

Besoj se kemi hyrë në këtë stinë.  Është një platformë për të cilën kemi punuar shumë me mbështetjen e këshilltarëve ekonomikë të CDU dhe besoj se do të jetë një ndër armët shumë të fortë e PD për të fituar zgjedhjet e ardhshme parlamentare, që shpresojmë se do të jenë të parakohshme dhe shpejt, theksoi ai

Ndiqni intervistën e plotë:

Login to post comments