Mehmetaj: Viti i ri shkollor nisi vakët, klasat po boshatisen, qeveritarët mendojnë vetëm për vete

E mërkurë, 18 September 2019 16:52

Ish-deputetja e LSI Kejdi Mehmetaj në një deklaratë për mediat tha se viti i ri shkollor nisi me problematika të shumta dhe madje skandaloze.

Mehmetaj u shpreh se Rama e ministrja Shahini dalin e flasin propagandë, por se shqiptarët sot janë në gjendjen më të keqe që kanë qenë ndonjëherë. Ajo shtoi se shqiptarët po largohen sepse qeveritarët e kanë mendjen si të zhvasin e grabisin.

Postimi i Kejdi Mehmetajt:

Në këtë javë të fillimit të vitit të ri akademik, nga qeveria dhe drejtuesit e Ministrisë së Arsimit nuk pamë siç do duhet të shihnim po të ishte Shqipëria dhe drejtuesit e këtij vendi njerëz normal, nuk pamë e nuk dëgjuam asnjë reflektim mbi çfarë është bërë gabim më parë e se çfarë do të rregullohet mbi këtë vit të ri akademik, as se si po përgatitet qeveria dhe shteti për të mirëpritur qindra e mijëra studentë, nxënës në dyert e shkollave, as investimet e reja që duhet të bëhen apo ato të prapambetura nga vitet e kaluara dhe e vetmja gjë që pamë dhe dëgjuam si nga Edi Rama, po ashtu dhe nga ministrat e tij, ishin të njëjtat tone të arrogancës dhe papërgjegjshmërisë që e karakterizon të gjithë qeverinë e tij.

Nuk e vë më në dyshim asnjë njeri aftësitë e Edi Ramës dhe të stafit të tij të propagandës për të manipuluar të dhënat dhe për të prodhuar me to video plot ngjyra që sheshin një realitet të gënjeshtërt, por fatkeqësisht jeta e shqiptarëve është bërë aq  e vështirë sa kjo propagandë as nuk shet më, as nuk blen më dhe madje është bërë e neveritshme për familjet tona.

 

Numri i nxënësve që ndjekin në totalin sistemin para-universitar ka rënë me më shume se 140 000 në vitet e qeverisë Rama dhe kjo shifër që do të duhet të vinte në fakt këmbanën e alarmit për këdo qeveri të përgjegjshme, e bën ministret e zotit Rama, ministren e Arsimit që të tregojë akoma dhe më tepër arrogancë duke filluar dhe duke bërë krahasimet me vende të tjera të rajonit. Krahasime këto që ishin edhe të pavërteta, por dhe që nuk i bënë shqiptarët ta shikonin atë ndryshe.

Si për çdo akt tjetër skandaloz që ndodh në këtë vend, përgjigjet e ministrave të Ramës është se kështu ndodh edhe në vende të tjera të botës, madje kështu ndodh edhe nëpër filma, të njëjtën gjë bën edhe sa i takon kryebashkiakëve të dënuar, të njëjtën gjë edhe me ngjarjeje që kanë ndodhur më parë nuk i bën shqiptarët të kuptonin se Shqipëria po shpopullohet çdo ditë. E meqenëse ministrja Shahini gjithë arrogancë krahasoi largimet, pse nuk krahasoi në fakt kostot që kanë familjet shqiptare për të mbajtur një fëmijë në shkollë krahasuar me familjet në vendet fqinje dhe njëkohësisht të ardhurat për frymë po krahasuar me vendet e rajonit. Krahasime këto, jo vetë që nuk ishin të vërteta, por dhe bën që shqiptarët ta kuptonin. Pse nuk krahasoi edhe kushtet e shkollave të rajonit me ato të shkollave shqiptare apo pagat që marrin mësuesit në krahasim me ato që marrin mësuesit e rajonit.

Ministria ndoshta nuk ka patur ende kohë të shohë të dhënat me qetësi, por meqenëse i pëlqen të bëjë referenca pse nuk thotë në fakt të vërtetën se Shqipëria është ndër vendet e fundit në Europë sa i takon buxhetit për arsimin që nuk kap as shifrën 3% të PBB krahasuar me 5% që është mesatarja Europiane. A e di ministrja e Arsimit se çmimet e librave edhe për këtë vit janë shtrenjtuar, madje këto të dhëna vijnë  sipas INSTAT, që thotë se janë 7.6% më të larta se vitin e kaluar. Po sipas Eurostat shqiptarët shpenzojnë dyfish krahasuar me vendet e rajonit për të shkolluar fëmijët dhe prapë sipas Eurostat jemi vendi më i varfër në rajon duke krahasuar të ardhurat për frymë të Shqipërisë , ku edhe Tirana ishte e fundit krahasuar me Kosovën, Malin e Zi apo dhe me Maqedoninë e Veriut. Historia e librave ishte një histori tjetër e trishtë që tenton ti hedhë hi syve shqiptarëve duke i dhënë librat falas vitin e kaluar dhe duke tentuar ti jepte libra të përdoruara fëmijëve për këtë vit shkollor, libra të cilët ata nuk do të ishin në gjendje t’i përdornin dhe që fëmijët edhe prindërit e tyre u detyruan t’i blinin nga e para. E ndërkohë që familjet shqiptare largohen nga vendi sepse nuk ka kushte, sepse ekonomia është e varfër, sepse sistemi shëndetësor nuk funksionon apo sepse arsimi nuk është cilësor,

Ministria e Arsimit u thoshte dje shqiptarëve në sy se do të ishte e pafalshme për të apo për qeverinë e saj që të investonte në shkolla rurale me pak nxënës dhe që në të ardhmen këto shkolla në fakt nuk do të kishin nxënës fare sepse për ministren e Arsimit edhe për qeverinë e Ramës është e pafalshme të investosh për  7, 10, 15, 20 apo 100 fëmijë që jetojnë në zona të ndryshme rurale të vendit.  Sepse me sa duket trageti dhe qëllimi i kësaj qeverie nuk është që të punojë për fëmijët, për nxënësit, për familjet shqiptare por ta shpopullojë Shqipërinë duke u shkatërruar jetën atyre fëmijëve dhe familjeve të tyre që jetojnë ne zona rurale duke mos u krijuar mundësinë për tu arsimuar. Jo vetëm duke mos investuar në infrastrukturë, por në çdo aspekt të sistemit arsimor e duke i detyruar ata në fund të ditës që të largohen nga vendi. Pra këtë tha dje ministrja e Arsimit. se kjo qeveri nuk interesohet për qytetarët shqiptarë, nuk interesohet për të gjitha shtresat që jetojnë në Shqipëri dhe mbi të gjitha nuk ka prioritet të punës së saj fëmijët që janë padyshim e ardhmja e këtij vendi. Vendi po shpopullohet, klasat po mbeten bosh. Shkollat po mbyllen se kjo qeveri nuk e ka prioritet zhvillimin e vendit por si e si, të përfitoj nga postet që ka marrë.

Login to post comments