Presidenti Meta, takim të veçantë me arbëreshin Mario Brunetti, studiues i veprës së Antonio Gramshit

E Enjte, 19 September 2019 12:42

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka pritur në një takim arbëreshin Mario Brunetti. Meta thotë se Brunetti është një nga studiuesit më të mëdhenj të veprës së Antonio Gramshit.

Kreu i shtetit thotë se kanë diskutuar edhe për konkretizimin së shpejti të nismës “U’ jam Arbëresh”, ku roli i Mario Brunettit është shumë frymëzues.

Ja postimi i plotë i Presidentit Meta në Facebook

I lumtur të prisja sot mikun tim të vjetër arbëresh, Mario Brunetti, gazetarin, shkrimtarin, përfaqësuesin legjendar të arbëreshëve në Senatin dhe Parlamentin Italian, dhe një nga studiuesit më të mëdhenj të veprës së Antonio Gramshit.

Në këtë jubile të 75-vjetorit të Çlirimit të Atdheut, si një veteran antifashist, krenar për origjinën e tij, ndamë me Mario Brunettin shumë ide lidhur me domosdoshmërinë e një vlerësimi serioz dhe historik të figurës së Antonio Gramshit.

Me këtë rast nderojmë edhe luftëtarët italianë e arbëreshë antifashistë, të cilët luftuan krah për krah me partizanët, këtu në Shqipëri, në Batalionin heroik që mbajti emrin e lavdishëm të Antonio Gramshit, si pjesë e Brigadës së Parë Sulmuese. Shumë prej tyre dhanë jetën për lirinë e Shqipërisë dhe është detyrimi ynë të nderojmë jetën dhe veprën e tyre, në këtë 75-vjetor të Çlirimit të Atdheut.

Po kështu diskutuam edhe për konkretizimin së shpejti të nismës “U’ jam Arbëresh”, ku roli i Mario Brunettit është shumë frymëzues.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...