Një moment interesant është kapur nga kamerat sot në Librazhd. Kreu i Grupit Socialist të PS, Taulant Balla, i është larguar si djalli nga temjani, sot, Mekanizmit të Pastrimit të Shpirtrave dhe Larjes së Mëkateve , peshores provokuese që një person kishte nxjerrë në mes të Panairit të Mjaltit që po zhvillohej atje.
Balla u pa duke përshkruar panairin, kur i tërhoqi vëmendjen peshorja gjigante, në të cilin ishin vënë në një anë Kurani dhe në tjetrën Bibla dhe ku “Shëruesi” anonim kishte shpalosur një parullë me titull “Mekanizmi i pastrimit të shpirtrave dhe larjes së mëkateve” që shkruante:
Nga materia e kristalizuar, në materia për pastrimin e ndërgjegjes, Veting, Kthjellim apo Katarsis. Qytetar, fshatar, tregtar, sipërmarrës, intelektual, zyrtar, pushtetar, qeveritar, të majtë, të djathtë, të qendrës e të anësores. Gazetar, artist, mafioz, publicist, demagog, pedagog, deputet, prokuror, gjyqtar, priftërinj, hoxhallarë. Lani mëkatet, pastroni shpirtin për të ndritur të ardhmen që ky shekull të ketë Lule, Diell dhe Jetë."