Nga Petrit Vasili
1.Kryeministri ikanak e ka lënë vendin dhe ka ikur nga Shqipëria pas turit propagandistiko mediatik disa oresh dhe na çon mesazhe nga mërgimi.
2.Gjendja e emergjencës nuk shpallet.
3.Zero informacion për fondet konkrete të akorduara, ka thjesht informacion se sa përqafime kanë bërë ministra e deputetë rilindas lart e poshtë.
4.Shtab qëndror që të marrë në dorë dhe koordinojë situaten nuk ka.
5.Informacioni është kaotik dhe kushdo nga ministrat del e tregon adhurimin për Edi Ramën dhe jo zgjidhjen e problemeve.
6.Ministresha e Arsimit dje njoftoi që shkollat mbyllen të hënën e të martën sot nga facebooku na thotë që nesër fillon shkolla, hajde rrumpallë hajde.
7. Asnjë buletin të përditësuar orë pas ore nuk ka megjithëse situata e motit po rëndohet.
8.Nuk ka asnjë informacion se sa janë ndërtesat shumë të dëmtuara dhe numri i njerëzve, që duhet të evakuohen prej tyre dhe ku ata do të sistemohen përkohësisht.
9.Qeveria të lërë menjanë mesazhet propagandistike bajate dhe të marrë pergjegjësitë në këtë situate kaq të rëndë.
10.Qeveria të pushoje së bertituri për vehten "rrofsha unë" sepse vlerësimin për ikanakun kryeministër dhe qeverinë e bën në mënyrë objektive populli.
Kryeministri deklaroi se sot sipas tij është një ditë normale dhe kështu është vërtet për Edi Ramen në Neë York, por pyetja është:
A është ditë normale për ata që janë në çadra apo ju janë dëmtuar shtepitë???