I gjithë aksioni i shtetit për të ndihmuar qytetarët, po zhvillohet live, me kamera dhe fotografë që dokumentojnë, çdo shtrëngim duarsh dhe bisedë, me banorët që janë në pikë të hallit. Te gjithe ministrat ne rresht, me kryetare bashkish, deputete e prefekte e nga pas nje ushtri e tere propagande, me fotoreportere, kameramane, gazetare... E gjithë kjo shfaqje e shëmtuar, është në fakt propagandë me fatkeqësinë, orë të tëra shfaqje televizive, për t’u mbushur mendjen të gjithëve, se shteti është në gatishmëri të plotë. Qeveria e spektaklit dhe propagandës!