A duhet hetuar Endri Fuga pas dëshmisë së sizmiologut grek?

Hënë, 23 September 2019 13:46

Një kronikë televizive e Top-Channel ka ekspozuar “padashje” një skandal të rëndë ku implikohet direkt Drejtoria e Informacionit në Kryeministri, drejtuar nga Endri Fuga.

Gazetari i TCH Aleksandër Marku, intervistoi sizmiologun grek Akis Tselentis.

Por le të kthehemi pak mbrapsht në kohë.

Emri i këtij sizmiologu citohej si burim informacioni disa javë më parë, në një letër sekrete që Presidenti Meta ja kishte dërguar kabinetit qeveritar.

Sipas Metës, sizmiologu grek e kishte informuar nëpërmjet kanaleve shtetërore se ekzistonte një propabilitet i madh që Shqipëria të goditej nga një tërmet i fuqishëm.

Nëpërmjet letrës sekrete, Meta informoi qeverinë, kryeministrin dhe disa ministra.

Por papritur në muajin korrik letra e Metës u bë publike, letra u publikua fillimisht në disa portale të lidhura ngushtë me drejtorin e informacionit në kryeministri, Endri Fugën.

Pas publikimit të letrës, disa media pranë qeverisë e kontaktuan sizmiologun grek Tselentis, por ky mohoi atëherë se kishte pas të tilla komunikime me Presidentin.

Kaq mjaftoi dhe ndaj Presidentit shpërtheu cinizmi, portalet dhe mediat proqeveritare nisën të vinin në dyshim dhe shëndetin mendor të Ilir Metës.

Kjo letër sekrete u kthye në një “mitroloz” politik për Edi Ramën, i cili sapo kishte urdhëruar dhe ngritjen e një komisioni hetimor ndaj Presidentit, për çështje që lidhen me interesat elektorale dhe të pushtetit.

Presidenti u diskretitua, u linçua publikisht, mediat rilindëse vunë theksin mbi shëndeti i tij mendor.

Por më datë 21 shtator Shqipëria u trondit dramatikisht nga një tërmet shumë i fortë, fatmirësisht pa viktima në njerëz.

Një ditë më pas, sizmiologu grek Tselentis, në një intervistë për Top Channel, ka zbuluar një tjetër fabul në lidhje me informacionin sekret që kishte përcjellë Presidenti në Kryeministri.

Sipas sizmiologut grek, e vërteta ishte se ai e kishte informuar Presidentin, por kur u bë publik emri i tij dhe informacioni pushoi se qënuri sekret, ai u detyrua të mohonte atë që kishte ndodhur, për shkak se pranimi mund të shkaktonte panik në popullatë.

Shprehet Tselentis për Top Channel:

“Po , e përgënjeshtrova për arsye që kuptohen.Sepse nuk dua që të thuhen tek populli i thjeshtë keto gjera. Këto bëhen të ditura veteëm tek shërbimet shtetërore.”

 Ky pohim i sizmiologut grek vendos kryeministrinë dhe sidomos Drejtorin e Informacionit në KM, Endri Fugën, para përgjegjësisë ligjore.

Dëshmia e sizmiologut grek e dhënë për Top Channel, tregon se Kryeministria ka përdorur për qëllime politike një informacion të klasifikuar, ka shpërndarë informacionin me qëllim diskretitimin e Presidentit të Republikës në një skemë të pastër mashtrimi, duke shfrytëzuar nevojën e sizmiologut grek për të mohuar letrën sekrete.

Pas kësaj dëshmie, Drejtori i Informacionit Endri Fuga gjendet në kushtet e shpërdorimit të detyrës.

Një shpërdorim tepër i rëndë madje, pasi ka shpërdorur një informacion sekret që fliste për rrezikimin e jetës së qindra mijëra shqiptarëve, për qëllime elektorale të rilindjes, duke linçuar dhe diskretituar Presidentin e Republikës dhe duke vënë në dyshim shëndetin e tij mendor. /Hashtag.al/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...