Kaq e pati, na la dhe Besa Shahini, i tregon publikut se çfarë mediash duhet të shohë

Hënë, 23 September 2019 17:23

Kur ju vërshëllen shefi, çfarëdo shkolle të kenë kryer, çfarëdo formimi të kenë, ministrat socialistë e humbasin arsyen. Pas Olta Xhaçkës, dhe Sandër Leshit, e fundit në radhë është Besa Shahini, që e ka shpallur të mirqenë se njerëzit u dyndën në rrugë na frika e përmetit pasi lexuan një shkrim në portale ku thuhej se do të binte tërmet në ora 23 30. Natyrisht, Besa nuk ka asnjë investigim nëse ky popull që tregoi se shkon më tepër pas bestydnive, sesa pas asaj që ka mësuar në sistemin arsimor që sot kryeson Shahini, pra që beson se tërmetet janë të parashikueshme, të jetë kapluar nga paniku prej dy gazetarëve. Ajo në këtë pikë bazohet tek çfarë ka shkruar në Facebook, Rama dhe kaq i mjafton (faksimile poshte). E deri këtu nuk ka asnjë gjë të jashtëzakonshme, në fund të fundit, e marrosur nga largpamësia e udhëheqësit nuk bën asgjë më shumë nga Elisa, Mimi, apo Milva.

Por, kulmi është kur pas asnjë provë dhe investigim,ajo del në media të shpallë dy vendime të mëdha e nisur nga ky rast.

I pari është një thirrje drejtuar publikut: Mos lexoni portalet periferike, por besoni vetëm televizioneve të mëdha, se ato janë burim i sigurtë. Pra Klani, Topi, Vizioni News, media me një pronar të vetëm, që i shërben vetëm biznesit të këtij të fundit, që marrin në mënyrë okulte para pafund nga qeveria, janë për Shahinin burimet e besueshme që duhet të dëgjojë populli.

I dyti, nga që Besa e ka të sigurtë (ia ka thënë shefi) që kryeqytetasit ia mbathën rrugëve me brekë nëpër këmbë, pasi lexuan Syrin dhe Shekullin, ajo ka vendosur që nga kjo katastrofë të ndryshojë kurikulën mësimore. Po, po fërkoni sytë dhe lexojeni sërish: të ndryshojë kurikulën mësimore.

Por pasi dëgjoni të thotë këtë ju imagjinoni se do shtojë orët e mësimit për tërmetet në lëndën e gjeografisë. Prapë jeni gabuar. Ajo ka vendosur të vaksionojë shqiptarët kundër Fake News. “Do fusim në kurrikula mësimin për fakeneës për të luftuar anfalbetizimin mediatik” tha ajo duke zbatuar edhe në fushën e arsimit mësimet e timonierit të madh./ Lapsi.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...