Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili në një shënim në facebook ka ironizuar kryeministrin Rama që në një situatë të tillë ku ndodhet vendi nga tërmetet, ka lënë Shqipërinë për të shkuar në Neë York ndërkohë që Presidenti i Parlamentit Evropian David Sassoli është shprehur i gatshëm të ndihmojë për rimëkëmbjen e vendit.
‘Presidenti i Parlamentit europian David Sassoli thote:
"Në këto orë të vështira ne jemi pranë popullit shqiptar. Mendimet tona janë për ata që janë lënduar ose kanë humbur shtëpitë e tyre.. Evropa është gati të ndihmojë për rimëkëmbjen dhe rindërtimin,” përfundon Sassoli.
Faleminderit Sassoli,por Kryeministri yne ka ikur se nuk ka nge te rrije ne Shqiperi dhe prane shqiptareve dhe i merr haberet nga Amerika.
OKB mezi pret te degjoje fjalimin e kryeministrit tone,me qe Fidel Kastrua dhe Çavezi kane vdekur, ky yni eshte nje fosil monist shume i vecante qe ndjell kërshërine e nje te vdekuri qe flet...’