KPA lë në fuqi vendimin, shkarkohet gjyqtarja Alma Liçaj

Tuesday, 24 September 2019 10:09

Vendimin e shkarkimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK), gjyqtarja Alma Liçaj e ankimoi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit (KPA), por edhe në këtë shkallë vendimi nuk ka ndryshuar

 

Trupi gjykues i KPA-së, i përbërë nga Luan Daci kryesues, Natasha Mulaj relatore dhe anëtarët Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo, la sot në fuqi vendimin për shkarkimin e Liçajt.

Alma Liçaj ishte kryetare e Gjykatës së Apelit në Vlorë kur u mor vendimi për ta shkarkuar nga detyra. Ajo u akuzua për fshehje dhe mungesë burimesh financiare për pasurinë e saj që përbëhet nga një shtëpi dhe 5 apartamente në Vlorë dhe Tiranë.

Login to post comments