Tirana pa ujë, Ujësjellësi konsumatorëve: Do të paguani edhe sahatin e ri, në faturën e radhës

Tuesday, 24 September 2019 10:14

Teksa Tirana kohët e fundit po vuan mungesën e furnizimit me ujë, Shoqëria Ujësjellës Kanalizime Tiranë ka njoftuar klientët e saj përmes një shkrese se ka nisur procedurën e e verifikimit dhe kolaudimit të aparateve matës të konsumit të ujit, që ata kanë në pronësi.

Sipas njoftimit, verifikimit periodik të ujëmatësave do t’i nënshtrohen të gjithë ujëmatëset që kanë plotësuar kriterin e datës së vendosjes së tyre, 60 muaj, (5 vjet), përcaktuar në Urdhrin 195, date 09.03.2009, “Për verifikimin fillestar dhe pasardhës të instrumentave matëse ligjërisht të kontrolluara” të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

Në rast se ujëmatësi do të duhet të ndryshohet, atëherë konsumatori detyrohet për shpenzimet e furnizimit dhe të instalimit të ujëmatësit sipas faturës qe jepet nga Operatori (vlera nuk bëhet e ditur).

Ujësjellësi i njofton klientët se ata duhet të jenë të pranishëm gjatë kryerjes së kësaj procedure për të bërë sa më transparent këtë proces bashke me përfaqësuesit e UKT sh.a dhe të subjektit të autorizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë për kolaudimin e ujëmatëseve. Në përfundim të verifikimit/kolaudimit aparati ujëmatës do të pajiset me vulën e verifikimit, e cila do të certifikojë përmbushjen e përcaktimeve ligjore dhe teknike për aparatin.

1 / 1
 

Verifikimi/kolaudimi i ujëmatësit do të kryhet sipas planit të veprimeve të hartuar nga UKT sh.a në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Metrologjisë dhe/ose subjektet e autorizuar prej saj. Për datën dhe orën e kryerjes së këtij procesi, konsumatorët do të njoftohen nga Njësia përkatëse (strukture e UKT sh.a)  që mbulon zonën ku ndodhet objekti dhe subjekti që kryen verifikimin. Akti i verifikimit mund të kryhet në ambientet për të cilat është e lidhur kontrata e furnizimit me ujë ose në laboratorët e subjektit te licencuar. Ata duhet të njoftohen një muaj përpara për zëvendësimin e ujëmatësit në fund të jetëgjatësisë së tij, sipas listës se ujëmatësve që ka hartuar vetë Operatori.

Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë ka autorizuar subjekte juridike private për kryerjen e veprimtarisë së verifikimit të aparateve matës të konsumit të ujit.

Zëvendësimi

Sipas njoftimit, Ujësjellësi i bën me dije se ne rast se pas verifikimit/kolaudimit të aparatit Tuaj matës, rezultati vërteton se aparati në pronësinë Tuaj është jashtë kushteve tekniko-ligjore për përdorim, atëherë nga ana Juaj duhet te merren masa qe brenda 30 ditëve nga data e njoftimit te Akt-verifikimit të ujëmatësit të siguroni ujëmatësin e ri bashke me aksesoret, të verifikuar/kolauduar nga subjekte juridike të autorizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë dhe të kërkoni vendosjen e tij nga UKT sh.a.

Në rast se Ju nuk merrni masa për zëvendësimin e aparatit ujëmatës të konsumit të ujit me matës të ri brenda kushteve teknike dhe që ka kaluar testin e verifikimit fillestar (kolaudim), UKT sh.a është e detyruar të zëvendësojë matësin me një ujëmatës të ri të kolauduar kundrejt pagesës së vlerës së furnizim-vendosjes se matësit, që do të aplikohet në faturën e radhës, sipas përcaktimeve të kontratës tip./MONITOR

Login to post comments