Anëtari i Kryesisë së PD, Tomor Alizoti ndodhet në Berlin ku edhe është takuar me një nga figurat më të njohura të CDU-së, ish kryetarin e Bundestagut për tre mandate, Norbert Lammert.
Përmes një postimi në Facebook, Alizoti shprehet se, pas pak ditësh zyrtari gjerman do të vizitojë edhe Shqipërinë.
“Nje takim mbreselenes me Norbert Lammert nje nga figurat kryesore te CDU-se ne dy dekadat e fundit, kryetar i Bundestagut per tre mandate. Ai ka qene dhe eshte nje mbeshtetes i madh i Shqiperise dhe i te djathtes. Ne takimin ne Berlin me te, aktualisht president i Konrad Adenauer, Z. Lammert shprehu angazhimin per te ndihmuar ne rivitalizimin e te djathtes tek ne dhe shnderrimin e saj ne nje force bartese te vlerave te lirise dhe dinjitetit njerezor. Pas pak ditesh ai do te vizitoje vendin tone...”, shkruan Alizoti në postimin e tij.