Dhjetëra fermerë të zonës së Suk1 dhe Suk2 në bashkinë Roskovec po ndeshen çdo ditë e më tepër me dukurinë e mungesës së tregut duke bërë që të gjitha prodhimet e tyre të përfundojnë në kanale.
Sipas tyre, bashkia në Roskovec nuk ka krijuar kushte, nuk u ka bërë treg apo politika ndihmëse që prodhimi të të magazinohet e jo të përfundojë tek shitja me çmim qesharak 20 lekë kilogrami i domates, dhe 8 lekë kilogrami i shalqirit,
“Më mirë në kanal se sa të tallen me djersën tonë”, shprehen fermerët e zonës.
Disa prej tyre teksa filmuan prodhimet e tyre u shprehën: “Të na rrojë Rama dhe na lëntë pas”.
Premtimet për fermerët duhen vetëm për fushata elektorale. Me përfundimin e tyre askush nuk kujtohet më për fshatin.