Basha dhe Kryemadhi një orë takim kokë më kokë në selinë blu. Ja çfarë u diskutua

E Enjte, 26 September 2019 21:06

Një ditë pas rikthimit në tryezën e Reformës Zgjedhore të organizuar nga OSBE, kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka pritur në zyrë në një takim kokë më kokë, kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Burime bëjnë të ditur se takimi ka zgjatur rreth një orë dhe Basha dhe Kryemadhi kanë diskutuar rreth strategjisë që do ndjekë opozita për procesin e Reformës Zgjedhore.

Me rikthimin në tryezën e Reformës elektorale opozita dha sinjalet e para një tentativë për të ç’tensionuar klimën politike para tetorit ku pritet vendimi final i Brukselit për Shqipërinë.

Burime bëjnë të ditur se opozita ka ndërtuar një strategji për Reformën Zgjedhore, me anë të cilës ka kërkuar dhe ngritjen e një grupi ekspertësh që do të paraqesin një draft me propozime.

Po ashtu mësohet se pjesë e diskutimit ka qenë dhe vendimi i Bundestagut gjerman dhe kushtet që i janë vendosur Shqipërisë për hapjen e negociatave.

Ndërkohë që një ditë më parë, Monika Kryemadhi tha se LSI nuk ka patur asnjëherë si kusht largimin e Ramës nga posti i Kryeministrit për t’u ulur në tryezën e negociatave, por kjo ka qenë një kërkesë e Lulzim Bashës.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...