Realiteti i trishtë i sistemit shëndetësor, Pampuri: Këtë e solli menaxheri e vjedhjeve Edi Rama

Premte, 27 September 2019 10:20

Ish deputeti e Partisë Demokratike Orjola Pampuri ka reaguar për situatën në sistemin shendetësor. Në një shënim në faqen e saj në facebook ajo akuzon qeverinë për centralizimin e mundësisë së zgjedhjes në një detyrë pasi sipas saj është ministrja që shpërndan njoftimet për vende të lira pune.

Ndëkrohë ish deputeteja nuk lë pa permendur në shenimin e saj edhe problemet e shumta të punonjësve të shendetësisë. “Sot mjekët i sheh ose të frustruar e rrejedhimisht të pamotivuar për të punuar, ose duke aplikuar për tu larguar. Ky është realiteti i trishtë të cilën na e serviren këto 6 vite, mashtruesit më të mëdhenj të këtij vendi”, shkruna ajo

Ja postimi i plotë:

Ministrja si menaxhere për punesime. Mendoni në një vend tjetër të Europës, të hapni faqen e ministres, dhe aty të gjeni oferta për punë për mjekët, infermieret, sanitaret apo dhe personel tjetër shendetësor.

Besoj që nuk do keni një shans të tillë, perveç Shqipërisë, ku mjekët ftohen të punësohen nga ministrja, duke paraqitur një rast flagrant të centralizimit të plotë të sistemit. Në fakt atë që mjekët presin ata që janë në sistem dhe ata që presin të bëhen pjesë e sistemit, janë pikërisht alternativat dhe politikat që ofrohen për motivimin e mjekëve nga rritja e pagave deri tek përmirësimi i kushteve të punës, dhe ketu nuk e kam fjalën për fasada, mure, tulla, por për plotesimin me medikamente, shtretër dhe instrumenta të tjerë të nevojshëm që i nevojiten një mjeku për të ndërtuar punën e tij dhe për të patur sukses në marrëdhenie me pacientin dhe të ketë eficencë në sherbim.

Por si mund të flasim për këto kur kemi rastin konkret spitalin e infektivit, në QSUT, ku herë pas here brenda një jave ka mungesë kitesh dhe filmash për grafi, dhe pacientët janë të detyruar të sorollaten, ku urgjenca e këtij spitali ka aq pak shtretër sa nuk përmbush nevojat e flukseve të herepasherëshme. Mora shembull infektivin, por probleme të tilla ka në të gjitha pavionet e QSUT. Ndërkohe që nëse ministrja apo drejtorët rreth saj së bashku me menaxherin e vjedhjeve Edi Ramën nuk do të çonin paratë për check-up, apo sterilizim, apo koncesione e PPP të tjera, situata në sistemin shendetësor nuk do të ishte kjo. Sot mjekët i sheh ose të frustruar e rrejedhimisht të pamotivuar për të punuar, ose duke aplikuar për tu larguar. Ky është realiteti i trishtë të cilën na e serviren këto 6 vite, mashtruesit më të mëdhenj të këtij vendi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...