Ministri i Jashtëm holandez: “JO, Shqipëria nuk është gati”

Premte, 27 September 2019 10:42

Ditën e djeshme në Bundestag u diskutua mbi fatin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave dhe politikanët shqiptarë, e në veçanti kryeministri Edi Rama, e trajtuan si hapje negociatash por me kushte.

Ndërkohë që edhe sikur të kishim dritën jeshile nga Gjermania për hapje negociatash, nuk ndodh e njëjta gjë me Holandën.

Po të ndjekësh deklaratat e bëra nga deputetët dhe ministrat pak ditë më parë, gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar për Çështjet Europiane, rezulton se Holanda është kundër hapjes së negociatave. Por kjo çuditërisht nuk ka fituar shumë vëmendje mediatike në Shqipëri.

Ministri i Jashtëm Holandez Stef Blok, tha në këtë komision se Tirana nuk i ka realizuar kushtet e vëna dhe ka bërë hapa pas.

“Unë besoj se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet të vlerësohen në mënyrë të pavarur. Shkalla e përparimit të Reformave dhe stabiliteti në Maqedoninë e Veriut është qartësisht më i dukshëm se në Shqipëri, por ata në Shkup duhet të ndërmarrin edhe hapine  miratimit në Parlament të ligjit për Prokurorinë e Pavarur. Kjo është një pikë kushtetuese, kur ta kenë realizuar atë, unë mendoj se hapja e negociatave me Shkupin do të bëhet realitet. Shqipëria është me të vërtetë një rast tjetër. Ekziston edhe një mocion i miratuar nga Parlamenti ynë, në lidhje me Shqipërinë. Shqipëria do të fillojë negociatat, sapo të zbatojë kriteret e përcaktuara nga Këshilli Europian në vitin 2018, ky nuk është ende rasti. Herën e fundit që Këshilli vendosi zyrtarisht për këtë, më shumë se një vit me parë, ne Franca dhe Danimarka, kishim këtë pozicion dhe nuk ka indikacione se ka ndryshuar diçka që nga ajo kohë.”, tha Blok.

Në këto kushte, ndryshe nga Gjermania, në Parlamentin holandez nuk do të ketë një seancë plenare për të autorizuar qeverinë për të hapur dritën jeshile për Shqipërinë.

Në Bundestagun gjerman dje, u diskutua për propozimin e grupit CDU/CSU për hapjen e negociatave për Shqipërinë, duke vendosur 9 kushte. Propozim i cili u miratua.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...