Ish ndihmësja e Prokurorit të Përgjithshëm: Soros ka ende njerëzit e tij në Departamentin e Shtetit

Premte, 27 September 2019 10:50

Skandali i fundit me djalin e ish Zv/Presidentit Amerikan Joe Biden, i cili ka përfituar para nga Ukraina dhe 1.5 miliardë dollarë nga Kina është kryer me lojën dhe ndikimin e Soros. Ky rast ka bërë shumë zhurmë në mediat amerikane. Gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në “FoxNews”, Victoria Toesing e cila ka qenë Zv/Ndihmëse e Prokurorit të Përgjithshëm, tha se George Soros është financuesi i OCCRP, që nxori lajmet mbi Ukrainën.

 “Në emër të luftës kundër korrupsionit George Soros lufton konkurentët e tij. Ai përdor OJF-të e tij. Paratë e tij janë kudo, në Ukrainë, OJF, dhe ende ka të ngulitur njerëzit e tij në Departamentin e Shtetit.”, u shpreh për Fox Neës, Victoria Toensing.

Në SHBA lajmi i publikuar nga botuesit e financuar nga Soros, bëri shumë zhurmë. Bëhet fjalë për një bisedë mes presidentit amerikan Donald Trump dhe atij të Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Trump i kërkonte Zelenskyt të kryente hetime mbi djalin e ish-zv.presidentit amerikan, Joe Biden. Në bisedat e transkriptuara, Trump citohej: “Të lutem ma bëj këtë nder”.

Vetë Shtëpia e Bardhë publikoi një përmbledhje me pesë faqe të mërkurën mbi thirrjen telefonike të Presidentit Donald Trump me Volodymyr Zelensky në 25 korrik.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...