Sekretari i Shtetit Pompeo do të vizitojë Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut
Sekretari amerikan i Shtetit, Michael R. Pompeo do të vizitojë javën e ardhshme Italinë, Vatikanin, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë.
Në turneun që do të zgjasë nga 1 deri në 6 tetor, zoti Pompeo do të marrë pjesë në një simpozium në Vatikan dhe do të takohet me Papa Françeskun.
Në Romë, Sekretari i Shtetit do të takohet me Presidentin Sergio Mattarella, Kryeministrin Giueseppe Conte dhe Ministrin e Jashtëm Luigi Di Maio.
Më pas Sekretari i Shtetit do të shkojë në Mal të Zi ku do të takohet me Presidentin Milo Djukanovic, kryeministrin Dushko Markoviç, dhe Ministrin e Jashtëm Srdjan Darmanoviç.
Gjatë turneut, zoti Pompeo do të shkojë edhe në Maqedoninë Veriore ku do të takohet me Presidentin Stevo Pendarovski, kryeministrin Zoran Zaev dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë.
Ai do të mbarojë turneun me një vizitë në Greqi, ku do të takohet me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis, Ministrin e Jashtëm Nikolaos Dendias, dhe Ministrin e Mbrojtjes Nikolaos Panagiotopoulos. Marrë nga VOA