Basha mbledh kryesinë dhe ish-deputetët/ Ja 3 porositë që dha kreu i PD

Diel, 29 September 2019 11:55

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka mbledhur kryesinë dhe ish-deputetët në selinë blu, ku është diskutuar për situatën politike në vend.

Basha është shprehur i bindur se do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe vendore, të cialt do të zhvillohen në një ditë.

 ‘Raporti i OSBE ODIHR dhe rezoluta e Bundestagut, duke shpresuar se deri në tetor nuk ka ndërhyrje negative nga vendet skeptike, është skanimi i situatës. Jemi futur në fazën finale të zgjidhjes së krizës. Zgjidhja e krizës, që mbetet imperativ dhe objektiv kryesor yni, vjen vetëm duke iu drejtuar sovranit me zgjedhje të lira e të ndershme’, është shprehur Basha para anëtarëve të kryesisë dhe ish-deputetëve.
Kreu i PD-së ka theksuar të mos ketë: ‘asnjë iluzion se aksioni opozitar do të ketë ndërprerje apo tërheqje. Krahas aksionit opozitar dhe qytetar, do te vazhdojmë me përfundimin e programit dhe alternativës’.

‘Përgatitja e PD për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe zgjedhje vendore në 1 ditë. E gjithë partia, jo vetëm forumet, zbret në terren dhe nis diskutim me qytetaret për zgjedhjet  e parakohshme si zgjidhja e vetme e krizës’, ka qenë porosia e tretë që Lulzim Basha ka dhënë për anëtarët e kryesisë dhe ish-deputetët, duke u kërkuar të jenë aktivë në terren.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...