Presidenti Meta pret ministrin e Brendshëm, Mustafa: Shqipëria dhe Kosova, çdo herë të parat në krah të njëra-tjetrës

Hënë, 30 September 2019 10:41

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka pritur në një takim ministrin e Brendshëm të Kosovës, Ekrem Mustafa. Përmes një postimi në “Facebook”, kreu i shtetit i shprehu ministrit kosovar mirënjohje për bashkëpunimin si dhe ndihmën e ofruar për tejkalimin e pasojave të tërmetit.

“Shqipëria dhe Kosova çdo herë të parat në krah të njëra-tjetrës”,- shkruan ndër të tjera Meta.

Në vijim postimi i plotë i Presidentit

I lumtur t’i shprehja sot ministrit të Brendshëm të Kosovës, z.Ekrem Mustafa, mirënjohjen për bashkëpunimin dhe ndihmën e qeverisë së Kosovës, për tejkalimin e pasojave të tërmetit.

Shqipëria dhe Kosova çdo herë të parat në krah të njëra-tjetrës.

Login to post comments