Nga Përparim Spahiu
Edhe me njohuritë minimale e kupton që rënia e euros kundrejt lekut ka ardhur si pasojë e hyrjes së parasë nga aktivitete kriminale, kryesisht të drogës. Që nga mesi i vitit 2016, kur këmbehej me rreth 138 lekë, euro ka zbritur aktualisht në 121-122 lekë, duke rënë me rreth 11.5%.
Edhe gjashtëmujori i parë i vitit u shoqërua me rënie, euro në fund të Qershorit këmbëhej me 122 lekë nga 129 në Janar. Vendi ka pasur një përkeqësim të llogarisë korente me -517 milion euro në këtë periudhë.
Pra hyrje-daljet, në, dhe nga Shqipëria, kanë qënë negative, me rritje gati 50% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Fakt që nuk e justifikon rënien e vlerës së euros kundrejt lekut. Kjo rënie ka vetëm një shkak, hyrjen e parasë së qindra tonelatave drogë të dala dhe trafikuara nga Shqipëria.
Dëmet. -Goditje të fortë eksportuesve shqiptare, prodhimit vendas. Kostove te larta te energjise, taksave te larta, rritjes se tatim fitimit nga 10 në 15%, qeveria ju bën “dhuratë” dhe uljen e te ardhurave nga nën-çmimi i euros.
-Goditje të rëndë konkurushmerisë.
Hyrja e parasë se zezë konkurron në mënyrë të egër bizneset e ndershme, ku mekanizmi i pastrimit të parave te pista çon në investime pa asnjë analizë risku apo tregu duke konkuruar keqaz biznese te ndërtuara ne 30 vite kapitalizëm të brishte shqiptar.
Nuk po diskutojmë rritjen e kriminalitetit, kontrollin e organeve ligjzbatuese por dhe ligjbërëse nga krimi.
Zgjidhja?
Janë zgjedhjet! Nuk ka asnjë rrugë tjetër përveç se zgjedhjeve, për të larguar të keqen që na ky hyrë në shtëpi.