Si ti kuptojmë deklaratat e Komisionerit Hahn dhe Ambasadorit Soreca?

Hënë, 30 September 2019 12:23
Nga Sali Berisha 
 
  

Miq, pas votimit te Bundestagut Gjerman për te refuzuar, hedhur poshtë raportin e Komisionit Europian qe rekomandonte si çdo vit, qe nga 2016, hapjen pa kushte te negociatave me Shqipërinë dhe shtimit nga 7 qe ishin një vit me pare ne 9 te kushteve për hapjen e tyre me vendin tone këtë vit, te paret ne Europe qe reaguan madje edhe para vet zedhenesit te Bundestagut dhe vet ambasadorit gjerman ne Tirane, Peter Zingraf, ishin Komisioneri i Zgjerimit, Johanes Hahn dhe ambasadori i BE ne Tirane, Luigi Soreca.

Qe te dy këta zotërinj te nderuar shkruanin ne Twettet e tyre se: Bundestagu gjerman sapo votoi për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ne tetor.

Ndërkohe qe Bundestagu sapo kishte votuar për ‘po’ pa kushte për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut ne tetor dhe kishte vendosur 9, de facto 10 kushte nga 7 qe ishin ato te një viti me pare, për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Mbeta i habitur nga deklaratat e dy zotërinjve te nderuar por përsëri verifikova vendimin, te cilin fatmirësisht e sqaruan po atë nate, siç ishte, vet ambasadori i ri gjerman ne Tirane zoti Peter Zingraf dhe DW, e anëtarëve te Bundestagut, te cilët informuan se Bundestagu votoi për hapjen e negociatave me Shqipërinë pas plotësimit te 9 kushteve.

Dua te theksoj këtu se unë vet jam për hapjen e negociatave dhe transferimin e kushteve per diskutim ne kapitujt përkatës. Mirëpo përsëri njoftimi jo real qe dhanë këta dy zotërinj te nderuar, injorimi i kushteve te vendosura nga Bundestagu për Shqipërinë, çiftimi qe i bene vendit tone me Maqedoninë e Veriut, ndërkohe qe Bundestagu i kishte veçuar plotësisht këto dy vende, duhet te jem i sinqertë nuk me pëlqyen dhe me lanë shije te hidhur.

Për hir te se vërtetës, meqenëse Rama ka katër vite qe përsërit te njëjtën gjë se negociatat u hapen, ishte normale te mendohet se deklaratat e zotërinjve Hahn-Soreca, te cilat ne fakt ishin një informim siç dëshironin zotërinjtë e nderuar për shqiptaret, janë thjeshte deklaratat e dy miqve te Rames qe duan ti japin atij një pilule qetësuese për ‘ jo’-ne gjermane gjer ne plotësimin e 9 kushteve apo ‘po’- ne e Bundestagut por vetëm pas plotësimit te 9 kushteve dhe ndarjen e qarte te Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut mbi bazën e meritës.

Shtoj këtu se Rama, ne një akt marrie e kishte kapur fort për bishti vendin fqinj dhe kërkonte paturpësisht me te madhe madje edhe me kërcënime idioteske se, o te hapen negociatat per te dy vendet ose mos te hapen për asnjërën se përndryshe do jete shume keq.

Unë nuk e njoh karakterin e marrëdhënieve personale te zotërinjve Hahn dhe Soreca me Edvin Kristaq Ramen, por unë nuk besoj se deklaratat e tyre ishin thjeshte pilula qetësuese për kreun e ekzekutivit sepse po te ishin te tilla nuk do ja vlente te merresha me to.

Sikundër ato deklarata ne Shqipëri nuk ju interesonin aspak shqiptareve qe presin me padurim negociatat qe prej katër vitesh nuk hapen por padyshim i interesonin Edi Rames pasi ishin identike me deklarimet e tij për votimin e Bundestagut.

Ne bindjen time deklaratat e rrufeshme te zotërinjve Hahn dhe Soreca kishin si qellim me kryesor zhurmimin e faktit se Bundestagu me votën e tij hodhi poshtë dy vite me radhe rekomandimin e Komisionit Europian për hapjen e negociatave pa kushte me Shqipërinë, rekomandim i cili mban edhe firmën e këtyre dy zotërinjve.

Dhe kjo është vërtet shqetësuese.

Po pse? Kjo është shqetësuese sepse këta zotërinj e njohin shume mire Bundestagun, seriozitetin dhe fuqinë e tij përcaktuese ne vendimin e qeverise gjermane per çështjet e zgjerimit te BE. Po kështu mendoj se ata e dine se te 9 kushtet e Bundestagut nuk janë te stisura, te shpikura as dhe keqdashëse por janë probleme te vërteta, reale, tejet serioze per Shqipërinë qe duhet zgjidhur.

Po kështu ata e dine se këto 9 kushte u vendosen jo arbitrarisht por sepse Shqipëria nuk ka plotësuar asnjërën nga 7 kushtet e një viti me pare dhe gjate këtij viti ka patur zhvillime dramatike ne fusha themelore te demokracisë ne Shqipëri dhe se kane qene pikërisht këto zhvillime qe sollën apo detyruan Bundestagun te vendos kushte te reja, me gjithë dëshirën e pamohueshme qe parlamenti i vendit, qe i ka dhëne Shqipërisë mbi 1,3 miliard euro ndihma ne këto vite, do te donte qe këto ndihma te konvertoheshin edhe ne standarde demokratike dhe Shqipëria te kishte hapur me kohe negociatat me BE.

Ne vlerësimin tim te palëkundur plotësimi i kushteve nga Shqipëria është detyrim dhe përgjegjësi e plote e autoriteteve shqiptare dhe jo atyre ndërkombëtare, dhe unë nuk dua te fajësoj te huajt, partneret, miqtë për mosplotësimin e kushteve nga autoritetet e vendit.

Por kam bindjen me te thelle se për Shqipërinë, qytetaret e saj qe po largohen nga dëshpërimi, mungesa e shpresës dhe sigurisë masivisht nga vendi i tyre, do te kishte qene shume me e dobishme insistimi zyrtar dhe publik i Komisionit Europian, ambasadorit te BE ne Tirane qe qeveria shqiptare te vlerësoje ne mënyrën me serioze dhe plotësoje një nga një kushtet e vendosura nga Këshilli i Ministrave te BE apo Bundestagu nje vit me pare, se sa te rekomandoje hapjen pa kushte te negociatave ndërkohe qe një gjë e tille nuk mund te ndodhe.

Unë mendoj se ne rast se ky do te kishte qene qëndrimi i Komisionit dhe perfaqesise se BE ne Tirane, disa, ose mundet te gjitha kushtet e vendosura ne shtim qe nga viti 2016 e deri dy dite me pare, do te ishin përmbushur nga qeveria shqiptare dhe vendi do te ishte me afër ose do te kishte hapur negociatat me BE dhe shqiptaret nuk do mashtroheshin e te festonin me fake ceremoni madje edhe me prani te forte ndërkombëtare sihariqin për hapjen e tyre siç ndodhi një vit me pare.

Por megjithëse kjo nuk ka ndodhur, prapë se prapë unë kam bindjen se zotërinjtë e nderuar Hahn dhe Soreca përsëri janë me te interesuar për hapjen e negociatave te Shqipërisë me BE me shume se sa Edvin Rama, i cili me qëndrimin qe mban ndaj kushteve, ndaj ligjeve, parimeve dhe standardeve demokratike dëshmon ne mënyre te pakundërshtueshme se ka një dhe vetëm një interes, pushtetin e pakufishëm te tij personal, ekzekutiv dhe financiar ekonomik.

Mirëpo këta zotërinj, ne vend qe te përdorin te gjithë autoritetin e tyre për te ndikuar ne plotësimin e kushteve dhe, ne morine e deklaratave qe bëjnë lidhur me vendin tone, t’ju kushtonin disa prej tyre plotësimit te kushteve, kane zgjedhur injorimin e kushteve te vendosura nga vendimmarrës te tjerë jashtë Komisionit Europian dhe qe nga viti 2016 ne tërësi heshtin ndaj zhvillimeve negative madhore qe detyrojnë vendimmarrësit e tjerë te formulojnë çdo vit kushte te reja, dhe pavarësisht nga kjo Komisioni rekomandon çdo vit, hapjen pa kushte te negociatave me Shqipërinë.

Me keqardhje me duhet te them se Edi Rama dhe narkoshteti i tij abuzojnë shume me këtë rekomandim duke e përdorur ate edhe si një pasaporte fallse te një performance qe nuk ekziston dhe si skuze për injorimin e kushteve te vendosura nga partneret dhe vazhdon pa u ndalur ne zëvendësimin e shtetit ligjor me narkoshtetin.

Pikërisht se ky rekomandim injoron përmbushjen e kushteve dy vendet me kryesore te BE, Gjermania dhe Franca por dhe vende tjera, qe natyrisht kane aksione te rëndësishme ne Komisionin Europian, nuk e kane pranuar dhe nuk e pranojnë ate.

Ata nuk e pranojnë sepse e gjejnë këtë rekomandim te pabazuar dhe te pamerituar pasi ai nuk shpreh realitetin dramatik shqiptar dhe bie qarte ndesh me kushtet e vendosura me unanimitet nga Këshilli i Ministrave te vendeve te BE me 27 qershor 2018 ne Luksemburg.

Mirëpo për shkak te këtij rrethi viscioz hapja e negociatave te Shqipërisë me BE është bere një horizont qe largohet gjithnjë e me shume për qytetaret shqiptare ndaj dhe lutja ime e njerëzishme per te dy zotërinjtë e nderuar është; ne doni te ndihmoni shqiptaret, mos u bëni me Edvin se Rama! sb

Login to post comments