Përplasje gjatë aksionit të IKMT-së për prishjen e objekteve përgjatë bregdetit të Vlorës.
Sipas pronarëve, që pretendojnë se kanë të gjithë dokumentacionin e duhur, këto janë prishje selektive.
Një prej tyre hodhi akuza të forta ndaj Edi Ramës, të cilin sipas tij, edhe e ka votuar.
"Fatosi na thoshte bëjeni, Saliu na jepte nga një fletë, Iliri na vinte ekskavatorin pak, e rregullonim pastaj. Votuam Edin, ky na nxjerr themelet!", shprehet një qytetar.
Duke filluar nga Lungomarja deri në Orikum, IKMT-ja ka planifikuar të shembë rreth 60 ndërtime.