Cakaj, një analfabet në New York

Hënë, 30 September 2019 18:47

Kurrë dhe asnjëherë posti i ministrit të Jashtëm të Shqipërisë nuk ka rënë në nivele kaq të ulta duke prekur fundin qoftë për mediokritet, qoftë për mosnjohje të çështjeve, por ajo që e bën dhe më të trishtueshme emërimin e “çunit” të batonit është kamuflimi se vjen nga Kosova.

Në historinë e shtetit shqiptar, nuk ka pasur nivele të tilla të mediokritetit përsa i përket postit të Ministrit të Jashtëm. Ndokush majtas dhe djathtas mund të ketë ceduar përsa i përket çështjes kombëtare dhe raporteve të Shqipërisë me fqinjët, por nivel të tillë mediokriteti jo.
Konkretisht njeriu që ngatërron vargjet e Naim Frashërit kur në Shqipëri i di dhe fëmija 5-vjeç ka marrë pjesë në një aktivitet në Nju York ku ka folur në lidhje me sigurinë dhe sfidat e terrorizmit. Dhe është e vërtet që Shqipëria është rreshtuar me SHBA dhe aleatët e saj dhe këtu duhet të përmendeshin misionet ne Afganistan dhe Irak, kur shqiptarët kanë dhënë dhe jetën por, Cakaj, ky analfabet, në Nju York na flet që Shqipëria dallohet në rajon dhe me gjerë për zhvillimin e kurrikulave të veçanta shkollore që paskan për qëllim zhbërjen e interpretimeve të shtrembëruar të doktrinave të ndryshme. Nuk ka nevojë Shqipëria për kurrikulat e Rilindjes, madje Rilindja dhe shefi i çunit të Batonit e ngatërroi shumë punën me votimin e fundit në OKB me çështjen e konfliktit izraelito-palestinez kur Rilindja e Cakajt dhe Ramës votoi kundër interesave dhe rezolutës së SHBA.
Shqiptarët e kanë thesar të paçmuar harmoninë festarë dhe nuk kanë nevojë për kurrikulat dhe analfabetët e Rilindjes. Lufta kundër terrorizmit përfshin luftën kundër trafikut të drogës, paratë e se cilës në shumë shtete kanalizohen për segmente të caktuara terroriste.
Kështu që Cakaj dhe Rama dhe gjithë Rilindja bashkë që është një thesë më drogë për këtë pikë duhet të përgjigjen dhe jo për kurrikula shkollash.

Modifikuar më Hënë, 30 September 2019 21:11
Login to post comments