Partia Demokratike e Tropojës ka denoncuar largimin nga puna të 43 punonjësve, pa asnjë lloj paralajmërimi, nga kryetari i Bashkisë, Rexhë Byberi.
“Të nderuar qytetarë të Tropojës, demokratë, punonjës të administratës.
Dje në datë 30.9.2019 në mbledhjen e këshillit bashkiak monist, Kryetari i emëruar i komitetit ekzekutiv pa u konsultuar me asnjë drejtues, përgjegjës në Bashkinë e Tropojës siç duhej dhe kërkon ligji për qeverisjen vendore dhe ligji për nëpunësin civil, pa marrë miratimin e askujtë ka vendosur të shkurtojë 43 punonjës të Bashkisë Tropojë, megjithëse pagat e këtyre punonjësve janë të garantuara për gjithë vitin.
Ky veprim arrogant dhe i motivuar tërësisht politikisht nga narkoshteti,kërkon ti shkaktojë një dëm social ,ekonomik për këto 43 familje. Dega e Partisë Demokratike Tropojë dënon me forcë këtë akt të shëmtuar politik që ushtrohet ndaj punonjësve të administratës, ju bëjmë thirrje organeve ligjë zbatuese, përfaqësive të huaja në Shqipëri të cilat kanë investuar në reformën e administratës, që të hetojnë këto shkelje flagrante ligjore.Kryetarit të emruar i themi se ora jote ka ndaluar, #tiktak#,Ramaik#.”, shkruan në reagimin e saj PD në Tropojë.
Pas votimeve të 30 qershorit, Bashkia e Tropojës drejtohet nga përfaqësuesi i Rilindjes, Rexhë Byberi.
Pavarësisht deklaratave të Kryeministrit Edi Rama, pas votimeve të 30 qershorit, se reforma në administratën lokale, në bashkitë që nuk drejtoheshin nga Rilindja, do të bëhej e bazuar në performancën e gjithkujt, duket se kryebashkiakët e rinj nuk i kanë përfillur shumë.