Ish-ministri socialist: Qeveria Rama pret shiun që të rritet ekonomia

Tuesday, 01 October 2019 19:01

Thatësira e verës dhe përfundimi i projektit TAP i dhanë një goditje të rëndë ekonomisë shqiptare, duke e përgjysmuar në tremujorin e dytë të këtij viti.

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, i ftuar në RTV Ora thotë se shqetësimi më i madh është rritja e borxhit dhe pasojat nga masat shtrënguese.

Malaj: Shqetësimi është që rënia e rritjes ekonomike të mos vrasë rritjen ekonomike. Kur ka rënie të rritjes ekonomike përgjithësisht ka rritje të borxhit. Qeveritë nuk pranojnë rritjen e borxhit. Dhe mund të ndodhë që masat shtrënguese për të ndaluar rritjen e borxhit mund të dëmtojnë biznesin. Mund të jetë mospagimi në kohë i TVSH, marrja paraprakisht e taksave të tjera. Në një mënyrë apo një tjetër ta fshehin rritjen e borxhit. Duhet ta shohim me kujdes. Të mundohemi që ekonomia jonë të mos jetë as në varësi të shiut dhe as në varësi të TAP. Të lirohen mundësitë për më shumë biznes.

Malaj thotë se Shqipëria ka një ekonomi të atakuar.

Malaj: Studimet mendojnë se rritja ekonomike e Shqipërisë do të ishte në nivelet 6-8%, por kriza 2008 e goditi rëndë. Jemi ekonomi shumë e atakuar, nëse nuk bie shi shkojmë nga 4 në 2, nëse nuk kemi investim të ri shkojmë prapë në investim më të ulët. Do të doja të mos përdorej më fjala që ekonomia nuk rritet se përfundoi TAP. TAP dihej që do të përfundonte një ditë. Ekonomia shqiptare nuk po rritet se nuk ka më shumë investime private në ekonomi.

Sa i takon kërkesës së biznesit për ngitjen e bursës, Malaj thotë se ky është proces është vonuar shumë.

Malaj: Është një nga detyrimet që ne ekonomistët ja kemi borxh ekonomisë shqiptare. E kemi lënë biznesin shqiptar që në lindjen e tij pa një nga krahët më mirë të financimit të tyre. Është e domosdoshme dhe e vonuar, sfidat e menaxhimit janë të përhershme.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...