Zografi Bis zbaton në Shqipëri doktrinën e Vaso Çubrilloviçit

E mërkurë, 02 October 2019 12:08

Nga Sali Berisha

Zografi Bis zbaton ne Shqipëri doktrinën e Vaso Çubrilloviçit:

- Përzënien, spastrimin etnik te shqiptareve

- shpopullimin e Shqipërisë

-420000 shqiptare u larguan nga Shqipëria ne 4 vitet e fundit

-285000 te rinj sipas një studimi te fondacionit gjerman Friedrich Ebert duan te largohen ne Shqipëria

Miq, Edvin Kristaq Rama apo Zografi Bis zbaton me vendosmëri politiken e bazuar ne doktrinën e Vaso Çubrilloviçit te përzënies se shqiptareve nga vendi i tyre dhe shpopullimi i Shqipërisë.

Sipas doktrinës raciste antishqiptare te mostrës Çubrilloviç per përzënien e shqiptareve nga trojet e tyre përveç forcës atyre duhet:

-t’iu vritej shpresa

-t’iu dhunoheshin liritë dhe te drejtat njerëzore dhe kombëtare

-te liheshin ne prapambetjen me te madhe ne gjendje mesjetare pa rruge, shkolla, kujdes shëndetësor.

-te keqtrajtohen nga organet e dhunës,

te mos përfillen dhe te diskriminohen nga administrata, etj

Shpopullimi, spastrimi etnik i Shqipërisë është objektiv strategjik madhor i Zografit Bis. Ne këtë kontekst ky armik i kombit shqiptar me politiken e tij te shpopullimit te Shqipërisë kishte vendosur pas ardhjes se tij ne pushtet si objektiv qe brenda vitit 2021 Shqipëria te mbetej jo me shume se me 1.7 milionë banore.

Per realizimin e ketij objektivi Zografi Bis keto 6 vite ne pushtet duke zbatuar pothuaj pike per pike doktrinen e Vaso Çubrilloviçit ka arritur qe te largoje nga Shqiperia ne kater vitet e fundit 420000 shqiptare, pra te largoje shtesen, lindjet, e 12te viteve te marra se bashku te popullates apo te largoj çdo vite rreth tre here me shume se sa lindin foshnje ne nje vit ne kete vend. Nga keta rrethe 180000 kane kerkuar azil politik kurse pjesa tjeter pune ose thjeshte ndihme ekonomike .

Studimi i fundit i Fondacionit Fridriech Ebert tregon se perveç 420000 veteve qe jane larguar nga vendi kater vitet e fundit jane sot edhe 285000 te rinj pra aq sa lindin ne Shqiperi ne 8 vite te marra se bashku qe kane vendosur te largohen nga Shqiperia.

Braktisje, eksode te tilla masive qe zakonisht shoqerojne luftrat civile, shqiptaret kane njohur vetem ne vitet 1991-1992. Mirpo nuk duhet harruar se tre dekada me pare shqiptaret ishin kombi i trete me i varfer i planetit, me vetem 204 dollar per fryme ne vit pra largoheshin per ti shpetuar emergjences qe kishte krijuar diktatura hoxhiste e mjerimit.

Kurse eksodi i viteve 2014-2019 ndodhe ne nje kohe kur shqptaret ne nje arritje historike hyne ne grupin e vendeve me te ardhura te mesme te larta dhe sot ata kane rrethe 12000 dollar sipas fuqise blerse per fryme.

Keshtu qe sot shpopullimi i Shqiperise dhe perzenia e shqiptareve nga trualli i tyre eshte rezultat i nje politike te qellimshme qe bazohet ne:

1- Vrasjen cdo minute, dite, jave, muaj e shpreses se shqiptareve nga Zografi Bis dhe regjimi i tij.

2- Arrestimin, intimidimin, dhunimin e lirive dhe te drejtave te qytetareve perfshi ketu te drejten e votes. Rikujtoj ketu se vetem ne nje vit, sipas te dhenave zyrtare, narkopolicia arrestoi 38 mije shqiptare, nga te cilet 22 mije vetem per çeshtje civile te detyrimeve te faturave te energjise.

3-Shkaterrimin e dhjetra mijra banesave dhe bizneseve ne dhunim te te gjitha ligjeve dhe lenia e pronareve te tyre, pa asnje mjet jetese e ne qiell te hapur.

4-Bllokimin e rritjes se rrogave dhe pensioneve prej 6 viteve dhe heqjen e ndihmes ekonomike te me shume se 50000 mije familjeve shqiptare.

Shqiperia, e cila ne vitin 2013 linte mbrapa per rrogen mesatare Serbine, Malin e Zi, Maqedonine e Veriut, Kosoven dhe dy vendet anetare te BE, Rumanine dhe Bullgarine, eshte sot vendi me rroge mesatare me te ulet dhe çmime tregu me te larta ne rajonin tone.

5-Nderprerja e plote e investimeve dhe shkaterrimi i infrastruktures, rrugeve, shkollave, ujesjellsave, kanalizimeve dhe qendrave shendetesore ne zonat rurale ku jetojne mbi 45% e popullates se vendit.

Ne keto 6 vite investimet ne zonat rurale jane nderprere ne teresi, sistemi rrugor eshte shkaterruar, jane mbyllur rreth 530 shkolla dhe kopshte pra thuaj 1/4 e te gjitha shkollave dhe kopshteve qe ekzistonin ne Shqiperi 6 vite me pare, jane shkaterruar dhe mbyllur qindra qendra shendetesore ne fshatra, ne spitalet periferike mungojne sherbimi i kujdesit per femijet dhe grate, jane nderprere grantet per fermeret. Te gjithe keta faktore se bashku kane bere qe zonat rurale te behen te pabanueshme dhe njerezit te largohen prej tyre per ne vende te tjera.

6-Sundimi i krimit mafjes se droges instalimi i narkoshteti, Shqiperia qender operacionale e organizatave kriminale te rajonit,Europes ,Amerikes se veriut dhe Amerikes se Jugut,Azise dhe Lindjes se Mesme,dhe pasiguria e shkalles me te larte.

7-Korrupsioni i papermbajtur ne te gjitha nivelet e narkoshtetit, gjobat dhe ryshfetet e medha qe duhet te paguajne qytetaret per te gezuar te drejtat, sherbimet e garantuara nga ligji.Shqiperia eshte i vetmi vend i planetit qe nderton autostrada me 23 milion km ne fushe si ajo Milot Balldren nderkohe qe ne te njejtin teren Bajpasi i Fierit qe finanacohet nga bankat europiane(BEI dhe BERZHI) autostrada ndertohet me 2,2 milion euro km.

Miq, per te justifikuar largimin masiv te shqiptareve keto 6 vite per shkak te zbatimit ne Shqiperi te politikave te ngjashme me ato te doktrines se Çubrilloviçit Edvin Kristaq Rama justifikohet dhe deklaron se ai “nuk ka ndermend te beje Shqiperine bunker” dhe te ndaloje levizjen e njerzve duke aluduar per bunkerizimin e vendit nga ati i tij shpirteror Enver Hoxha.Ai indirekt fajson keshtu per eksodin masiv heqjen e vizave.Mirpo ne vitet 2011-2012 pra pas heqjes se vizave numri i shqiptareve qe kerkoj azil politik ne Gjermani ne dy vite te marra se bashku ishte 432 vete kundrejt 8300 vete qe kerkuan azil politik vetem ne shtator te vitit 2016. Pra te dashur miq nuk eshte heqja e vizave por jane politikat e Zografit Bis te bazuara ne parimet e doktrines se Vaso Çubrilloviçit ato qe po largojne dhe perzene shqiptaret masivisht nga vendi i tyre.

Login to post comments