Ndrec Nikoll Pjetri nga Durrësi është një nga qindra apo mijëra të rinj që protestojnë paqësisht kundër kësaj qeverie, protestojnë për vjedhjen, për drogën, për të ardhmen e pasigurt, për padrejtësitë. Ai është anëtar i Forumit Rinor të PD-së, pjesëmarrës në çdo protestë e miting të opozitës. Por Shqipëria e Edi Ramës është vend i çudirave, ku arrestojnë e gjykojnë të pafajshmin, atë që proteston e që kërkon drejtësinë dhe jo kriminelin, trafikantin. Ndaj tij oficeri i policisë gjyqësore të Durrësit ka nisur një procedurë hetimore.
Me Olfred Lila që ndjekin urdhra politikë policia gjyqësorë është e mbushur plot. Por edhe ky zotëri ndjek urdhërat, pasi prokuroria është ajo që ve në lëvizje mekanizma të tillë. Nuk është ngjarje për t’u çuditur, pasi në narkoshtete ku narkoprokuroria le të lirë Saimir Tahirin, që u dha makinën e ministrit të Brendshëm një grupi kriminal dhe gjithë struktura e policisë ishte në fokuson të tyre, sigurisht që dënimet e rënda do të bien mbi rinjtë që akoma nuk e kanë lënë këtë vend dhe që protestojnë paqësisht kundër narkodiktaturës.