Kryetarja e LSI-së Monika Krymadhi deklaroi për mediat se nëse kreu i qeverisë do të takohet më opozitën për Reformë Zgjedhore duhet të plotësoje 5 kushtet për të cilat tashmë opozita prêt një përgjigje.
Kryemadhi nënvizoi se platforma e opozitës së bashkuar që ka në tryezë edhe Rama, është e vetmja zgjidhje që nxjerr siç tha ajo vendin nga kriza.
Pyetje: PD propozoi një formulë ekstraparlamentare per reformën zgjedhore, ku do marre pjese përfaqësues nga PD, PS dhe te huaj…
Por ajo që është propozuar është një nga 9 pikat e kushteve të Bundestagut që janë shumë të rëndësishme kështu që e gjithë kjo strukturë me kushte e nënkushte, janë të domosdoshme që duan zgjidhje dhe është e vetmja platformë që nxjerr vendin nga kriza. Basha nuk përfaqëson PD, por përfaqëson opozitën.
Pyetje: PS e ka bere te qarte se nuk e pranon këtë strukturë, cili do jete qëndrimi juaj?
Kryemadhi: Ne do vazhdojnë në axhendën tonë kjo dmth që Rama ka qene përherë pengese dhe kundër dialogut, tregon se Rama ka problemin të ruajë kokën e tij, por tani problemi është si të nxjerrim vendin nga kriza e ti japim shanset atyre që kanë ikur të kthehen në vendin e tyre, është më çështja çfarë thotë Rama, është si të nxjerrim vendin nga kriza.
Pyetje: Rama ka thënë se është i gatshëm të vij në PD për të diskutuar për reformën zgjedhore.
Kryemadhi: Të vijë ai në PD, por në emër të opozitës ka 5 kushtet që ia kemi vënë, pastaj hajde flasim, se ai është humorist i devotshëm sidomos kohët e fundit që kemi mbet edhe pa humorist.