Mediu: Ramës ia kemi bërë ofertën për zgjidhjen e krizës!

E mërkurë, 02 October 2019 12:18

Fatmir Mediu, kryetari i Partisë Republikane dha një deklaratë për mediat pas takimit të partive aleate me kryetarin e opozitës Lulzim Bashën në selinë e PD. Mediu tha: " Preokupimin dhe angazhimin e opozitës është sesi duhet t'i përgjigjemi me përgjegjësi maksimale. Duhet specifikuar se cilat duhet janë hapat për të plotësuar detyrimet që garantojnë standartet europiane. Reformë elektorale me ekspertë nga PD dhe partitë e tjera. E papranushme për Ramën, që të bëjë lojëra fjalësh. Ia kemi bërë ofertën për zgjidhjen e krizës. Ka nevojë për të mbajtur përgjegjësi dhe ai është përgjegjësi kryesor".

Login to post comments