Negociatat/ Rama i trembur: Integrimi nuk varet nga ne!...

E mërkurë, 02 October 2019 14:30

Ndërsa prezantoi paketën e vendimeve për të prekurit nga tërmeti, kryeministri Edi Rama u ndal t’i përgjigjet interesit të gazetarëve sa i takon procesit të negociatave me BE-në.

“Negociatat nuk do lodhem së përsëritur po është mirë që edhe ju mos keni ngurrim ta thoni: Nuk varet nga ne, varet nga të tjera arsye jashtë nesh. Dhe jam shumë skrupuloz, deri sa kemi kaluar edhe Bundestagun s’ka më asgjë që lidhet me ne. Reformën e BE  dhe vizionin e kësaj reforme për ndryshimin rrënjësor të BE që ka Presidenti i Francës s’e ndikon as gjykata kushtetuese në Shqipëri e as reforma zgjedhore, nuk kanë lidhje. S’janë në sferën e interesave e të vëmendjes së tij. Nuk jam në gjendje të them cili do të jetë qëndrimi i Francës. Po mirëkuptoj plotësisht, që Franca është një vend i madh, ka të drejtë të shohë ndryshe raportin me BE dhe ka të drejtën të mos e ketë mendjen te ne, pavarësisht sa e padrejtë na duket ne kjo. Është e rëndësishme që kemi kapërcyer barrierën e Bundestagut të marrim një PO.” u shpreh Rama.

Login to post comments