Nga Brazili, Ekuadori, Kolumbia, vijmë në rajon, Greqi, Itali, lajmi ka marrë dhënë për Shqipërinë e Rilindjes së Ramës se si është kthyer jo vetëm në udhëkryq por edhe magazinë të rajonit për drogat e forta nga Amerika e Jugut.
Fama e bandës së Rilindjes është e madhe. Në Afganistan njihen për shkak të namit të madh në Turqi të porositjes në sasira të mëdha të heroinës. Turqia është rruga kryesore për mbërritjen e saj në Shqipëri e më pas drejt Evropës. Në datën 1 tetor gazeta “Kathimerini” do të shkruante lidhur me aksionin e policisë greke kundër drogës dhe skafistëve që e transportonin. Por ishte interesante linja: skafistët nga Shqipëria e kalonin hashashin nëpër Greqi dhe e dërgonin më pas në Turqi. Kjo është linjë e dyfishtë pasi skafistët shqiptarë shkëmbenin drogën e tyre me heroinën e tyre, e cila lëndën ep arë e ka nga Afganistani.
Dy ditë më parë në Brazil u sekuestruan 617 kg kokainë pakot e të cilave kishin stampën e “SK Elbasani”. Të mos harrojmë kontejnerët e Portin e Pireut të mbushur me kokainë, të mos harrojmë Arbër Çekajn me 613 kg kokainë dhe të mos harrohen as dy shqiptarët e kapur në Amsterdam me 13 milionë euro kesh, para droge.
Por në të tre rastet e kontejnerëve, sidomos në rastin e fundit të Brazilit, ku pakot e drogës kishin stampën e “SK Elbasani” dhe në atë të Portit të Pireut, ishte DEA amerikane që dha sinjalizimin. Kjo sasi me përmasa të frikshme është shtuar shumë që nga koha e Saimir Tahirit e deri tani. Ku gjendet hashashi që dorëzohet në Turqi e këmbehet me heroinë? Sigurisht hambarët që la Saimir Tahiri me strukturat e veta të inkriminuara, po japin frytet. Është naivitet mjeran të mendosh që’ siguria dhe koordinimi i saj në portet e Shqipërisë nuk është një çështje që i përket kryeministrit e policisë, i përket shtetit por banda e Rilindjes ia ka lënë me koncesion narkotrafikut. Jo më kot Saimir Tahiri në gjyq do të përmendte “?unë nuk jam i pari i kësaj pune”, por do të përmendte edhe Mimi Kodhelin si ministre Mbrojtje për çështjen e fikjes së radarëve.
Banda e Rilindjes dhe kryetari i saj me të gjithë falangat e drogës që përdoren nga blerja e votës e deri në çështje të tjera që do dalin shumë shpejt, janë sot në radarin e DEA-s amerikane, bashkë me kontejnerët e tyre ku sasia e porositur është e njëjtë, 610 kg e sipër.